
Avokat Spartak Ngjela ka shpërthyer në kritika ndaj Greqisë sa i takon Fredi Belerit. Në një intervistë, ai tha se është e pakuptimtë kërkesa e Greqisë, pasi sipas tij, ai ka punë me drejtësinë dhe Edi Rama nuk e ndihmon dot të lirohet.
Sipas avokatit, Beleri u kap duke blerë vota dhe s’ka se si drejtësia të veprojë ndryshe ndaj tij. Më tek, avokati ka thënë se Athina ja ka futur kot kur flet për grekë në Himarë, pasi aty nuk ka minoritet.
“Çështja Beleri është non sens i politikës greke për pushtetin gjyqësor i joni. Lirojini atë i thonë Ramës, po ai nuk ka punë në të. Është pështjellim jo profesional. Se kuptoj pse ngritën këtë çështje për një njeri të zakonshëm të popullit, se ai s’ka asgjë. Ai është nga qendra Himarës dhe thotë se jam minoritet. Nuk ka minoritet në Himarë. Është histori e ngatërruar për gadishullin ilirik. Dëgjova deklaratë e kryeministres serbe dhe harrojnë që janë dy shtete të pavarura dhe njërin prej tyre e ka çliruar SHBA. Ata janë të shqetësuar se po rigrupohet Shqipëria”, tha avokati.
Sa i takon gjyqit për Belerin, Ngjela është i sigurt se ai do të dënohet. “Beleri ka dalë me 15 vota dhe është kapur duke vjedhur vota, pse e zgjasni këtë muhabet. Ai ka vjedhur vota. Unë personalisht nëse ai del sepse ai ka vjedhur vota, ka dalë me 15 vota. Nuk mund ti japin pafajësi sepse ai është kapur në flagrancë”, tha ai në MCN.
Avokati foli dhe për arrestimet e SPAK dhe mungesën e mbajtjes së përgjegjësisë nga Rama. Avokati tha se duhet të jetë populli ai që duhet të detyrojë Ramën të mbajë përgjegjësi.
“Përgjegjësia është personale. Kodi Penal nuk njeh përgjegjësi kolektive. Nëse një qeveri bën një gabim të rëndë, rrëzohet qeveria. Nëse njëri nga ministrat bënë një krim, është përgjegjësi personale. Në këtë do ti qëndrojmë konceptit perëndimor. As komunizmi nuk bëri përgjegjësi kolektive.
Ka raste që kryeministra në Perëndim që janë kapur në flagrancë, por kanë dhënë dorëheqjen. Kryeministrin nuk e detyron njeri, po opinioni publik pse nuk flet? Fatkeqësia jonë është se nuk kemi opinion publik. Ky është realiteti, nuk ka pjekuri për të mbrojtur veten”, tha ai.
Lini një Përgjigje