
Kryeministri Edi Rama ka dalë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE para Ballkanit.
Në panelin e forumit Strategjik të Bled, Rama tha se Ukraina patjetër duhet të jetë pjesë e Unionit, por nuk mund të kthehet në kërcënim për rajonin tonë.
“Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do të dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor. Përndryshe kur Dritani po fliste po shikoje e po flisja me vete kush duhet të sulmojë kë në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Bullgaria mund të sulmojë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë Serbinë, Serbia Kosovën e Bosnja veten pa asnjë problem.(Qesh) Ne nëse pyesim grekët që të na bëjnë nderin ata mund të na sulmojnë me kënaqësi, Mali i Zi mund të shëllehet në diell e ne mund të jemi të gjithë gati për tiu bashkuar me Ukrainën“ tha Rama.
Lini një Përgjigje