TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 15:32

Thyhen akujt? Të dy duke buzëqeshur, Rama bisedë e batuta me Kurtin në Slloveni (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Thyhen akujt? Të dy duke buzëqeshur, Rama bisedë e batuta me
Rama dhe Kurti në Slloveni

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë i pranishëm në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni. Por duket se janë thyer akujt e konfliktit me Albin Kurtin.

Kryeministri Rama para se të niste forumi i Bledit është takuar dhe me homologun e Kosovës, i cili ishte ulur pranë tij në këtë forum ekonomik. Ata shfaqëne të dy duke buzëqeshur. 

Marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kreut të qeverisë së Kosovës janë tensionuar që pas anulimit të mbledhjes së përbashkashkët të dy qeverive dhe refuzimin e ftesës për ta pritur në Kosovë. Kurti refuzoi të takonte Ramën në Prishtinë, por sot ata i kanë dhnë dorën njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje