
Kryeministri Rama e ka nisur bisedën në Forumin e Bledit me ironi dhe “thumba”. Në panel u ngjitën liderët e të gjithë Rajonit dhe Rama ishte i fundit që u ul aty.
Ku u pyet mbi pritshmëritë që ka sa i takon integrimit në BE, ai ironizoi numrin e lartë të liderëve që ishin ftuar të flisnin. Si duket kryeministri shqiptar priste të shfaqej edhe një herë si “lider i rajonit”, por nuk e pati këtë mundësi. Ndërkohë ai ka vijuar me bëmat e veshjes. Teksa të gjithë ishin veshur me kostum dhe kollare, Rama u shfaq me një kostum veror mjaft të gjerë dhe me atlete.
“Me këtë panel si autobus dhe unë jam optimist, është më mirë se një avion rus. Së pari dua të falenderoj Robertin dhe Charls, pata një mikëpritje të ngrohtë. Do të thosha me biseda të zemrës, jam i lumtur të shoh një lider që flet njësoj si në një darkë dhe në një forum. Faleminderit Charles, ishte fantastike kjo gjë. Jo se besoj se në 2030 ne do të jemi në BE por të pakten në disa prej hapave kjo do ishte më e mirë.
Nëse ne po flasim për konvergjencën, duhet të kuptojmë se kontributi për BE drejt këtij rajoni dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor ishte më shumë se 4 mijë euro për 2 prej nesh këtu dhe 2 të tjerë. Kjo duhet kuptuar dhe zgjidhur me disa hapa konkretë”, tha ai.
Lini një Përgjigje