Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis tha se të dy liderët do të diskutojnë çështje dypalëshe, rajonale dhe evropiane.
Vizita 4 ditore e Giorgia Melonit në Vlorë me ftesë të kryeministrit Edi Rama duket sa paska pasur të tjera prapaskena veç marrëveshjeve për centralin bërthamor dhe marrëdhënieve Itali-Shqipëri.
Kryeministrja e Italisë zhvilloi një takim informal me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama i cili i drejtoi më herët një ftesë publike homologes së tij italiane.
Një nga diskutimet mes dy homologëve shqiptar dhe italian duke se ka qenë edhe Fredi Beleri, çështje e cila Athina zyrtare ka kërcënuar vendin tonë me bllokimin e fondeve dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Kjo hipotezë vërtetohet edhe nga media greke. Gazeta Ekthemerini ka raportuar mbrëmjen e djeshme se kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të takohet të enjten me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë.
Kjo vizitë nuk ishte lajmëruar më parë nga Meloni.
Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis tha se të dy liderët do të diskutojnë çështje dypalëshe, rajonale dhe evropiane.
Kujtojmë se para pak javësh Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në Greqi, Adonis Georgiadis ka kërcënuar drejtpërdrejt Shqipërinë, duke thënë se ajo duhet të harrojë integrimin europian dhe fondet e BE, nëse nuk liron nga burgu Fredi Belerin.
Gjatë një intervistë për ERT, Georgiadis komentoi dhe mungesën e ftesës për Ramën në darkën informale të thirrur nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se tashmë masat ndaj Shqipërisë kanë nisur pasi çështja Beleri nuk kalon lehtë për qeverinë greke.
"Çështja Beleri nuk kalon lehtë për qeverinë greke. Mesazhi për Shqipërinë sot është i qartë. Nëse vazhdojnë të pengojnë betimin e kryetarit të ri të komunës së Chemarra Freddy Beleris, do të duhet të harrojnë integrimin evropian dhe paratë nga Evropa. Greqia tashmë ka deklaruar se po bllokon gjithçka. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”, tha ministri i Punës.
Ndërkohë vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni në Athinë vjen vetëm pak ditë pas asaj në Vlorë.
Meloni mbërriti në Shqipëri më 14 gusht dhe për disa ditë ajo së bashku me disa të afërm të saj qëndroi në qytetin e Vlorës.
Më herët kryeministri Rama, e paralajmëroi vizitën e Giorgia Melonit në Shqipëri edhe gjatë një interviste për median italine “Al Foglio”.
Meloni ka qenë në vëmendje të medias edhe për marrëdhënien shoqërore me kryeministrin shqiptar, i cili e ka konsideruar një motër të vogël për Shqipërinë, dhe një surprizë e madhe për klubin euro-atlantik./ Pamfleti
Lini një Përgjigje