TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 20:33

Pse nuk mban përgjegjësi Rama për arrestimet në radhët e PS? Ngjela: Fatkeqësia jonë, mungesa e opinionit publik

Shkruar nga Pamfleti

Pse nuk mban përgjegjësi Rama për arrestimet në radhët

Avokati Spartak Ngjeka ka komentuar arrestimet e SPAK dhe mungesën e mbajtjes së përgjegjësisë nga Rama. Avokati tha se duhet të jetë populli ai që duhet të detyrojë Ramën të mbajë përgjegjësi.  Sipas tij, nuk ka opinion publik tek ne.

Përgjegjësia është personale. Kodi Penal nuk njeh përgjegjësi kolektive. Nëse një qeveri bën një gabim të rëndë, rrëzohet qeveria. Nëse njëri nga ministrat bënë një krim, është përgjegjësi personale. Në këtë do ti qëndrojmë konceptit perëndimor. As komunizmi nuk bëri përgjegjësi kolektive.

Ka raste që kryeministra në Perëndim që janë kapur në flagrancë, por kanë dhënë dorëheqjen. Kryeministrin nuk e detyron njeri, po opinioni publik pse nuk flet? Fatkeqësia jonë është se nuk kemi opinion publik. Ky është realiteti, nuk ka pjekuri për të mbrojtur veten”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje