TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 21:10

Berisha sulmon Ramën për qëndrimet në Forumin e “Bled”-it: Një hokatar i pacipë dhe i pakripë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon Ramën për qëndrimet në Forumin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama sa i takon qëndrimeve të këtij të fundit në samitin e “Bled” në Slloveni.

Rama doli kundër futjes së Ukrainës në BE para rajonit tonë, duke thënë se nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e saj, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin”. Për Berishën kjo është një deklaratë e rëndë dhe e pacipë.

Postimi i plotë:

Një hokatar i pacipë dhe i pakripë!

Të dashur miq,

Në pozitën e një hokatari të pacipë dhe të pakripë Edi Rama, për të shprehur pakënaqësinë e tij, për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.

Kjo është një deklaratë e pacipë, e turpshme.

Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindëra mijëra bijve dhe bijave të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.

Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre.

Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama!

 

Lini një Përgjigje