Ditën e djeshme u mbyll procesi i Primareve për zgjedhjen e kandidatit i cili do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e pjeshme në Kukës.
Votimi filloi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18.00.
Emri Vata u shpall kandidati fitues në Primaret e zhvilluara për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit. Kujtojmë se procesi u aplikua me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë Berishën në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.
Gara brenda demokratëve u zhvillua mes Arif Rexhmatit, Ardian Elezit, Emri Vata, Gëzim Shehut dhe Ylber Zenelit.
Po kush është Emri Vata që konkurojë me 24 shtator për Foltoren?
Vata njihet edhe si drejtuesi i operacionit qe arrestoi Klement Balili për herë të parë në vitin 2006.
Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë. Në atë kohë, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” bëri pak muaj burg, për t’u rikthyer në shënjestrën e drejtësisë sërish në vitin 2016.
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata, në vitin 2006 drejtonte edhe operacionin ku Balili u vu në pranga.
Lini një Përgjigje