TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2023, 20:39

Rithemelimi shpalli fituesin e Primareve, reagon kryetari i degës së PD: Proces i njëanshëm, ai s’jeton këtu

Shkruar nga Pamfleti
Rithemelimi shpalli fituesin e Primareve, reagon kryetari i degës së
Artif Rexhmati

Kandidati Arif Rexhmati ka komentuar primaret e Rithemelimit për zgjedhjet në Kukës që shallën fitues Emri Vatën.

Ndonëse Rexhmati kishte shansin për të qenë ‘ura e bashkimit’ të demokratëve në Kukës, ai u tërhoq dy ditë para primareve me pretendimin se procesi ishte i njënshëm dhe jo i unifikuar. Ai thotë se fitorja e Emri Vatës tregon shumë për procesin e primareve. 

‘Emri Vata nuk jeton në Kukës dhe fakti që  fitoi ai pikërisht si kandidat i njëanshëm, tregon se unë kisha të drejtë në tërheqjen që bëra pak ditë më parë nga një proces i njëanshëm dhe jo i unifikuar.’- tha Rexhmati.

Ndërkoh në garën e sotme të Primareve, Vata fitoi përballë 4 kandidatëve të tjerë dhe garojë nën siglën e koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Kukës përballë Albert Halilaj të propozuar nga socialistët, por edhe ndaj garuesit të Partisë Demokratike.

PD nuk ka dalë ende me një kandidat për bashkinë Kukës ndërsa mundësitë për bashkimin e demokratëve edhe në këtë garë përballë mazhorancës janë pothuajse zero.

Ky vendim i krerëve të Berishës e Bashës ka sjellë pakënaqësi te demokratët e Kukësit të cilët kërkonin bashkim, por në këmbim morën sërish replikat e përçarjes. Nisur nga kjo klimë me dy kampe, edhe Admir Sinamati hoqi dorë nga zgjedhjet për Bashkinë Kukës.

Pas arrestimit të Safet Gjicit, më 24 shtator Kukësi do të zgjedhë sërish administratorin e qytetit. Partia Socialiste do të paraqitet para kuksianëve me Albert Halilajn për të kërkuar të përsërisë suksesin e 14 majit, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për tu regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Emrat e kandidatëve do të duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 shtator. 

 

rithemelimi shpalli fituesin e primareve arif rexhmati

Lini një Përgjigje