TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2023, 18:50

Primaret e “Foltores” për Kukësin, Berisha fshin nga lista emrin "e preferuar" të Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Primaret e “Foltores” për Kukësin, Berisha fshin nga lista

Ditën e sotme pas vetëm 3 ditë fushatë mes konkurrentëve Foltorja e drejtuar e Berishës, do të nxjerr kandidatin për 24 shtatorin.

Emri që po përflitej si bashkues i dy copave të PD-së, Arif Rexhmati i Lulzim Bashës është hequr nga Primaret.

Demokratët e Kukësit sot po zgjedhin mes 5 emravepër atë që do të jetë në betejën për karrigen e lënë boshë të kryebashkiakut. Kandidatët janë Ardian Elezi, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu, Ylber Zeneli.

Sali Berisha reagoi me entuziazëm, disa herë gjatë kësaj të diele, duke shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, video me radhë demokratësh që donin të votonin e primaret e tij.

“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës! Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë”, shkroi Berisha në fillim të procesit.

Zyrtarisht janë thirrur për të votuar rreth 2.200 anëtarë demokratë për të votuar. A janë këtu edhe mbështetës të Lulzim Bashës?

Berisha vetë kishte dyshime se më kë ishte edhe Arif Rexhmti, që është kryetar i degës së PD-së zyrtare në Kukës.

Megjithatë ai ngjalli shpresa në radhët e demokratëve, që më në fund dy copat e PD-së ishin bërë bashkë dhe i zgjedhuri nga Primaret, do të ishte pikërisht Rexhamti, shpresë që e shoi po ai vetë, menjherë pas zyrtarizimit të emrit të tij në primare, duke thënë se ende priste një vendim ndryshe, që me fjalë konsensusi, do të zgjidhej një kandidat dhe nuk do të bëheshin Primaret.

Por ky dyshim nuk ekziston më dhe është vetëm Lulzim Basha që pritet të flas, nëse do të vendosë në garë kreun e tij lokal apo kjo do të jetë një mundësi që ai do ta tejkalojë, në një zonë ku Berisha është më i fortë në elektoratin e opozitës. Dhe po ashtu nuk do të përsëtitet 14 maji, apo 6 6 më parë, ku PD-ja që e rimori, të dalë forcë e tretë; për herë të tretë.

Pas arrestimit të Safet Gjicit, më 24 shtator Kukësi do të zgjedhë sërish kryetarin e Bashkisë. Partia Socialiste do të paraqitet para kuksianëve me Albert Halilajn për të kërkuar të përsërisë suksesin e 14 majit, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore.

Emrat e kandidatëve do të duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 shtator.

arif rexhmati basha berisha

Lini një Përgjigje