TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Gusht 2023, 19:45

Zgjedhjet e 24 Shtatorit/ Foltorja mbyll votimet për Primaret në Kukës, shpallet emri fitues

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 24 Shtatorit/ Foltorja mbyll votimet për Primaret në
Sali Berisha

Emri Vata ka fituar në garën e primareve dhe pritet të jetë kandidati i Foltores për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit. 

Ai ka fituar me 271 vota në këtë proces, teksa numri i votuesve pjesmarrës ishte 860.

Në primaret e vitit 2022 numri i pjesmarrësve ishte rreth 940 votues.

Sot demokratët  e Kuksit votuan për kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet e parakohshme pas skandalit seksual të Safet Gjicit.

Në zgjedhen e Vatës është aplikuar procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë PD dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.

Procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18.00. 

Emrat e kandidatëve në garë ishin Ardian Elezi, Emri  Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu, Ylber Zeneli.

Tani pas primareve pritet edhe zyrtarizimi i emrit të kandidatit nga PD-ja zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.

Ndërkohë Albert Halilaj do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për kryetar të Bashkisë së Kukësit.

Emri i tij u miratua nga Asambleja e Partisë Socialiste, ndërsa vendimi u bë i ditur nga drejtuesi politik i qarkut, Pandeli Majko.

“Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim!”, ka thënë Majko.

Halilaj mban prej pak ditësh postin e Prefektit të Qarkut Kukës.

Këto zgjedhje në Kukës vijnë pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjici, i cili u përfshi në një skandal seksual.

 

berisha kukës emri vata shpallet fitues

Lini një Përgjigje