
Kryeministri Edi Rama ka propozuar në Forumin e Paqes në Paris një sistem të përbashkët europian të mbrojtjes kibernetike.
Kreu i qeverisë tha se sulmet kibernetike të sistemeve qeveritare nga Irani kanë shërbyer që të dalë në përfundimin se luftëra të tilla virtuale nuk mund të fitohen nëse nuk bashkon forcat me të gjitha vendet pro-europiane.
Në tryezën e rrumbullakët të nivelit të lartë për paqen dhe sigurinë në hapësirën kibernetike, Rama u pyet edhe për debatin e madhe për inteligjencën artificial.
Kryeministri paralajmëroi se aty do të shprehë qëndrimin e Shqipërisë për ngjarjet në Gaza.
Rama tha se do të kërkojë mbështetje për prozimin se Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në këmbim të armpushimit nga Izraeli.
Sipas tij, më pas nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, për rindërtimin e të cilës thotë se duhet të organizohet një konferencë donatorësh.
Lini një Përgjigje