TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 18:16

Kriza në PD/ Gështenja: Kërkohet një model i ri në PD, Basha e Berisha të provuar

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në PD/ Gështenja: Kërkohet një model i ri në PD,

Deputeti i Rithemelimit Lefter Gështenja thotë se grupimi që drejtohet nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk kërkojnë largimin e përfaqësuesit të PD zyrtare nga komisioni i Reformës Zgjedhore, por të reformatohet ky komision.

"Nuk është çështje emrash, duam që ai komision të reformatohet dhe të bëhet funksional. Grida Duma ish-kolegia jonë nuk është më deputete dhe figuron anëtare e Komisionit. Ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë e opozitës. Neni 77 i Kushtetutës e parashikon qartë këtë kërkesë të opozitës, edhe rregullorja, nuk lënë asnjë hapësirë për ekuivok duhet apo nuk duhet. Progres-raporti i KE një nga pikat thotë se ngritja e komisionit hetimor është e drejtë Kushtetuese e opozitës, është tjetër gjë nëse dilet me dy raporte. Janë instrument për të kontrolluar qeverinë", tha ai.

Nëse mazhoranca nuk reflekton që të miratojë kërkesat e Rithemelimit, Gështenja u shpreh se nuk do të ketë normalitet në Kuvend, por do të vijojnë kaosin.

Nuk di të them, sepse nuk kemi një program apo project. Nuk do ketë normalitet sipas meje, në seanca dhe komisione për sa kohë kjo maxhorancë nuk lejon opozitën të bëjë detyrën e saj. Nëse maxhoranca nuk na jep një të drejtë përse ne duhet të vazhdojmë në normalitet. Historia e kësaj revolte ka nisur pas rrëzimit të kërkesës për komisionet”, vijon ai.

Gjithashtu, ai fton edhe Lulzim Bashën në tryezat e Berishës dhe Bardhit. "Kemi bërë hapin e parë të një opozite funksionale në Parlament".

Ai nuk dha një koment për akuzat e Berishës ndaj SPAK, e cila e akuzoi për korrupsion për aferën e ish-kompleksit Partizani. “Po besoj se duhet pyetur vetë zoti Berisha”, shtoi ai.

Ndalur te situata brenda PD, e cila vijon të jetë e ndarë në dy kampe, deputeti u shpreh se kjo situatë duhet të marrë zgjidhje sa më parë.

Berisha dhe Basha sipas tij janë provuar, dhe në krye të partisë duhet një lider i ri.

Të dy të provuar kërkohet ekip i ri, qëllim i ri lider i ri”, tha ai.

Lini një Përgjigje