Deputeti i PD, Saimir Korreshi thotë se Sali Berisha mund të jetë sot në seancën plenare në Kuvend, pasi ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin Rama për disa tendera korruptivë.
'Do doja realisht që Berisha ti shkonte deri në fund lëvizjes së tij. Pavarësisht se poshtë shtëpisë së tij është një lëvizje që e ka mbajtur gjallë. Nuk e dimë nëse do të vijë apo jo. Por ka gjasa që Rama si ka bërë bojkot, as nuk është kthyer fare në parlamentin e Shqipërisë. Më shumë se kujt i ka shërbyer Ramës problematika e opozitës.
Mendoj se Berisha është shahist i vjetër, priten të papritura prej tij. Nuk dua të lë dhe njerëzit pa gjumë. Nuk kam informacione për këtë, për ardhjen në parlament ose jo. Kërkesa për interpelancë janë votuar shumë herë. Sa herë që Rama e shikon një opozitë të tillë të luftës, i jep mundësi edhe të tallet me Kuvendin e Shqipërisë. Që nga sot nuk ka më fjalë.' u shpreh deputeti Saimir Korreshi.
Me këngë dhe valle e festuan dje mbështetësit e Sali Berishës poshtë ballkonit të tij vendimin e Apelit për t’i dhënë vulën PD që drejtohet nga ish-kryeministri në arrest shtëpie.
Në pamundësi për t’ju bashkuar, Berisha i përshëndeti demokratët sërish vetëm nga dritarja e banesës së tij duke e cilësuar këtë të martë si një ditë fitoreje për demokracinë.
Me emër të përveçëm nuk e përmendi, por kreu i opozitës ju shtriu dorën demokratëve të cilët deri më sot i janë bashkuar Lulzim Bashës.
Në “Rrugën e Shpresës”, siç e ka vetëshpallur vetë ish-kryeministri, përveç deputetëve besnikë të tij, fëmijëve dhe mbështetësve të përnatshëm, u vu re mungesa e disa deputetëve të grupit parlamentar me në krye Gazment Bardhin.
Lini një Përgjigje