TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 22:58

Abilekaj: Lëvizja sekrete e Ramës që ndryshoi vendimin e vulës së PD

Shkruar nga Pamfleti

Abilekaj: Lëvizja sekrete e Ramës që ndryshoi vendimin e

Gazetari Enton Abilekaj thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit erdhi si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve.

Sipas tij gjykatat janë në presion të kryeministrit Rama dhe ndërkombetarëve, prandaj dhe ky vendim nuk është marrë më parë.

Pas njohjes nga Rama, tha ai, gjykata u ndje e lirë të marrë vendimin.

Partia Demokratike tregoi që është vërtetë opozita, u njoh njëherë ndërkombëtarisht dje, pastaj solli këtë situatë sot. Ku Rama njohu sot Partinë Demokratike dhe pranoi kushtet e PD dhe sistemi i drejtësisë e pranoi PD. Në momentin që ndërkombëtarët i bënë presion dhe i thanë që realitet politik është ky, dhe Rama pranoi realitetin e ri politik, gjykata e lartë u ndje e lirshme për të pranuar realitetin juridik. Gjykata e Apelit ishte e detyruar”, tha Abilekaj i ftuar në Now me Erla Mëhillin.

Lini një Përgjigje