
Teksa ende nuk ka marrë një vendim se si do të veprojë pas fjalës së Apelit, Lulzim Basha ka dhënë sinjale se mund të tentojë të vijojë betejën gjyqësore. Pas 5 orësh takimesh me strukturat, ai tha se nuk ka ende një vendim, por pranoi se është hedhur ideja për të ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë.
“Bashkë me kolegët e mi, kemi një përgjegjësi ndaj atyre këtë betejë e bëjnë për vlerat e demokratëve, jo për vulë, karrige. Ky është një moment, konspiracionet që u kanë shitur se ky ka qenë bashkëpunim mes Ramës dhe PD, s’ka dhe s’ka patur kurrë. Jemi në një situatë ku duhen marrë vendime serioze. Partneritet ynë është me qytetarët, me drejtësinë e refomuar. Ne do marrim vendimet e duhura.
Është standard nuk është retorikë. Ka pasur një ndjesi të përligjur të padrejtësisë së këtij vendimi. Nuk i tremben asgjëje fiktive, as logo, as vula, as karrigia s’të bën demokrat më të mirë dhe qytetar më të mirë.
Po është hedhur ideja e rekursit, po konsiderohet. Se ka mendim që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj. Kauza jonë nuk sjell rreth vetes ushtarë, vemje servilë, ushtria jonë është ushtria e shpirtrave të shqiptarëve”, tha ai.
Lini një Përgjigje