TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 20:50

Apeli i ktheu vulën e PD, Berisha: Tentuan të zhdukin flamurin e demokracisë, gjyqtarët kryen akt trimërie

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i ktheu vulën e PD, Berisha: Tentuan të zhdukin flamurin e

Pasi Gjykata e Apelit i dha të drejtën që të drejtojë PD, ish-kryeministri Sali Berisha iu drejtua sot protestuesve dhe mbështetësve të tij poshtë shtëpisë me një mesazh, duke thënë se dita e sotme është e rëndësishme për demokratët.

Ish-kryeministri u shpreh se çdo shqiptar e ndjen flladin e lirisë që po vjen, ndërsa theksoi se fitorja e sotme do të shënohet në histori.

“Sot çdo shqiptar ndjen flladin e lirisë që po vjen. Ky flamur shembi komunizmin, tek ky flamur u derdh besimi i shqiptarëve. Me këtë flamur demokracia shqiptare erdhi në jetë.

Vitet e fundit me të njëjtën egërsi që etrit e Edi Ramës përdhosën simbolet kombëtare, kërkuan që në hakmarrjen primitive të zhduknin flamurin e lirisë dhe demokracisë. Këtë flamur kërkuan ta grabisin. Ishte planifikuar që ky flamur të zhdukej dhe të mbetej një relikë në histori. Këtë herë nga një formë e re diktature, si narkoshteti”, tha Berisha.

Ai ka vlerësuar guximin dhe integritetin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilat vendosën që t'i rikthejnë vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

"Sot gjyqtaret guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën", u shpreh ai.

Fjala e Berishës:

Të dashur demokrate dhe demokratë në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte!

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur!

Simpatizante dhe simpatizantë të Partisë Demokratike!

Sot është një nga ditët më të veçanta në historinë, në përpjekjen e shqiptarëve për demokraci.

Në 33 vite, ne së bashku kemi kaluar plot ditë gëzimi.

Kemi shënuar fitore historike për kombin.

Kemi realizuar projekte jetë ndryshuese për shqiptarët.

Kemi fituar zgjedhjet, madje kemi pasur edhe fatin dhe bekimin e rrallë, që shumë pak vetave u jepet në kohëra, që të ndajmë epokat dhe të ndryshojmë historinë.

Nga kjo kronologji ngjarjesh, gëzimesh, fitorja për të cilën duhet të ndihemi më shumë krenarë, është fitorja e sotmja kundër diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Duhet të ndjehemi sot krenarë që sepse qëndruam fort për këtë flamur!

Fakti që ky flamur sot dhe përjetë na përket ne është një mrekulli e lirisë për të gjithë shqiptarët!

Sepse të gjithë e pamë çfarë ndodhi. Këtë flamur kërkuan ta zhdukin! Çdo pushtues, çdo barbar kur ngul kthetrat e sundimit në një komb apo shoqëri, më së pari kërkon të shkatërrojë simbolet e vlerave.

Shqiptarët e dinë këtë më mirë se kushdo tjetër. Sepse në një nga kapitujt më të nxirë të historisë sonë, regjimi i Enver Hoxhës shkatërroi simbolet fetare, përdhosi simbolet kombëtare. Në 45 vite diktaturë komuniste me persekutime, tortura dhe vrasje, akti makabër ndaj simboleve do të mbetët një nga krimet më tronditëse nga histori.

Dhe jo shumë vonë, Zoti dhe kombi shqiptar i dënuan ata për gjithë krimet e tyre ndaj shqiptarëve.

Duke sjellë në jetë këtë flamur ngjyrë blu, këtë flamur që u priu shqiptarëve në vitin 1992, dhe rrëzuan diktaturën më të egër në Europë, sot çdo shqiptar ndjen flladin e lirisë që po vjen.

Sot më shumë se kurrë sepse historinë po kërkojnë ta ndryshojnë. Ky flamur realizoi të pamundurën. Shembi komunizmin.

Kjo ndodhi sepse te ky flamur u derdh besimi i gjithë shqiptarëve për mundësitë e pafundme që ofron ky komb i bekuar.

Te ky flamur lindi ëndrra e shqiptarëve për liri. Dhe me këtë flamur demokracia në Shqipëri erdhi në jetë!

Ishte nën shëmbëlltyrën e këtij flamuri, që Shqipëria nga honet e historisë mu bë zonje dhe u ngjit në piedestalin e fitoreve të mëdha dhe me këtë flamur ajo do bëhet zonjë e rëndë ashtu siç e deshën ata që e themeluan!

Por vitet e fundit, me të njëjtën egërsi që komunistët shkallmuan simbolet fetare, përdhosen simbolet kombëtare, kërkuan në hakmarrjen më primitive të zhduknin flamurin e lirisë, e demokracisë në Shqipëri

Këtë flamur kërkuan ta grabisnin!

Këtë flamur kërkuan ta tjetërsojnë.

Ishte planifikuar që ky flamur të zhdukej dhe të mbetej një relike e historisë.

Kësaj here jo nga komunistët, por nga një formë e re perverse diktature, që së fundmi u pagëzua edhe nga mediat ndërkombëtare si shtet i mafies, si narkoshteti!

Ishte pikërisht lufta jonë ndaj këtij narkoshteti, ishte ekspozimi që u bëmë vjedhjeve të tyre monstruoze, denoncimet qe ne bëmë ndaj krimeve të Edi Ramës, që nisën këtë luftë të egër ndaj flamurit të Partisë Demokratike.

Dhe e paguam me sakrifica këtë luftë kundër narkoshtetit.

Që nga kryetari, që është prej muajsh në arrest pa asnjë akuzë, e deri te mbështetësi më i ri i Partisë Demokratike, të gjithë kemi bërë pjesën tonë të sakrificave.

Por pse sakrifikojmë ne?

Ne sakrifikojmë për dinjitetin e shqiptarëve.

Ne sakrifikojmë për pluralizmin politik.

Ne sakrifikojmë për interesin kombëtar.

Ne sakrifikojmë për demokracinë.

Dhe në këto sakrifica, ne ia dolëm që ta shpëtojmë flamurin e Partisë Demokratike.

Me këtë flamur ne sot i fshijmë lotët Shqipërisë, e cila në 10 vite ka humbur 35% të bijve dhe bijave të saj nga regjimi i Edi Ramës.

Nga një shpopullim genocidal, që se ka parë kurrë historia e Shqipërisë.

Nga një shpopullim genocidal, plotësisht i qëllimshëm, nga narkoshteti i Edi Ramës.

Prandaj nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do të shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja.

Sepse sot ky flamur u përjetësua, si simboli i kryengritjes më epike të shqiptarëve ndaj së keqes.

Lini një Përgjigje