TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 20:48

“Mirëpresim çdo opozitar, investimi i tyre nuk mohohet”/ Kjo ishte loja, Berisha i hap Bashës derën e bashkimit?

Shkruar nga Pamfleti
“Mirëpresim çdo opozitar, investimi i tyre nuk mohohet”/
Berisha duke folur nga dritarja

Berisha nga ballkoni i shtëpisë i ftoi të gjithë të jenë bashkë në PD, si të vjetrit ashtu dhe të rinjtë...

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka lënë pas qejfmbetjet me Lulzim Bashën dhe sot ka dhënë sinjalet e para se ata mund të jenë sërish bashkë. Fjalimi i Berishës në ballkonin e shtëpisë u fokusua te vendimi i Apelit, i cili i dha vulën e PD dhe nga sot ai është kryer i forcës kryesore opozitare.

Por në fjalimin e tij, doktori ishte shumë i kujdesshëm. Para se të izolohej, ai ftonte këdo të bashkoheshin me të, përveç dy emrave, Bashën dhe Alibeajn, që i cilësonte si “Lul Brava” dhe “Alibasha”. Mirëpo sot Berisha ishte shumë më i tërhequr, ai hapi derën e PD për të gjithë. Madje duket se në fjalimin e tij nënkupton dhe Bashën, pasi tha se në PD ka vend për të rinj e për të vjetër dhe se nuk mund të mohohet kontributi i tyre.  

Dhe sot mesazhi më i rëndësishëm që duhet dhënë dhe që duhet të japim çdo ditë është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim! Demokrate e demokratë, sot nuk ka më parti me vulë, parti pa vulë. Sot nuk ka më PD të vërtetë, PD të pavërtetë. Sot ka vetëm një Parti Demokratike, e bashkuar rreth flamurit të saj, flamurit të lirisë, flamurit të fitores. Sot ka vetëm një opozitë të bashkuar. Një parti uragan i pamposhtur opozitar që do sjellë rotacionin dhe do ta shkatërrojë narkoshtetin e Edi Ramës, ashtu siç Edi Rama tentoi të shkatërrojë flamurin tonë! I bëj thirrje pra edhe njëherë, atyre demokratëve që ende nuk na janë bashkuar. Kontributi i secilit është i vyer. Investimi i tyre kurrë nuk mohohet”, tha ai.

Nga ana tjetër ngrihet pyetja: Kemi një ftesë të sinqertë apo kjo ishte loja? Ka shumë nga ata që thonë se Berisha e Basha kanë qenë të dy në koordinim gjatë gjithë kohës. Basha e pa se nuk çante dot dhe nuk është çudi të “lëpijë aty ku pështyu”. E njëjta gjë dhe nga “non grata”, i cili çfarë nuk i tha dje Bashës, por tani flet se të gjithë duhet të jenë bashkë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje