
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, duket se i është trembur procesit për Gërdecin. Në një studio televizive ai tha se drejtësia e re po bën “gjueti politike”.
Mediu theksoi se nëse mendohet se SPAK vendos, atëherë ky do ishte fundi i demokracisë. Ai tha se në rastin e tij, SPAK nuk po respekton ligjin.
“Drejtësia nuk është SPAK, ajo që vendos është gjykata. SPAK është institucion i prokurorisë. Prezumimi i pafajësisë është e drejtë themelore. Ajo që bëjmë ne është që vendosim SPAK mbi gjykatat dhe nuk mund të jetë kështu. Nëse mendohet se SPAK vendos, ky është fundi i demokracisë. Drejtësia e re po bën “gjueti politike”. S’mund të kthehemi tek drejtësia popullore. Në rastin tim, SPAK nuk ka respektuar ligjin”, u shpreh Mediu në “News 24”.
Lini një Përgjigje