TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2025, 11:39

"Farsa elektorale e 2 mijë e 11 majit ...", Berisha gafë para SPAK (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Farsa elektorale e 2 mijë e 11 majit ...",  Berisha gafë
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën Partizani. Por, ndërsa po sulmonte Altin Dumanin, Berisha u bë lëmsh me datën e zgjedhjeve parlamentare, ku 11 majin e quajti “farsa elektorale e 2 mijë e 11 majit”.

“Ju e shihnim, farsa elektorale e 2 mijë e 11 majit ishte krim universal, të gjitha dosjet, të gjitha shkeljet e mëdha ligjore, amnistohen nga njeriu që njoftoi Troplinët të largohen pas urdhrit që erdhi nga Prokuroria Italiane, sepse është një shërbëtor i tyre”, tha Berisha.

Pas daljes nga SPAK, Berisha lexoi edhe një mesazh, që sipas tij, ia la në tavolinë kreut të Prokurorisë së Posaçme.

Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se Altin Dumani është delikuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri, pas kryeministrit Edi Rama.

"Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon:

Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri.", tha Berisha.

sali berisha spak

Lini një Përgjigje