
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, prej kohësh ka nisur një seri akuzash dhe sulmesh ndaj kreut demokrat Sali Berisha dhe PD-së.
Ndonëse në 2021, Kokalari u shfaq në krah të Berishës gjatë turit të foltoreve, shpejt raportet mes tyre u thyen, ndërsa aktivistja shqiptaro-amerikane e njohur si një mbështetëse e Trump thumbon kreun demokrat dhe bashkëpunëtorët e tij, veëanërisht për Soros.
Së fundmi, Kokalari shkruan se Berisha dhe disa të tjerë janë kundër Sorosit sepse ju prishën marrëveshjet që bënë me të, por jo se janë konservator.
“Të jesh kundër Sorosit, nuk do të thotë që je konservator. Shpjegojani pak atyre në Shqipëri që kanë marrë flamurin e konservatorizmit se paskan 10 vjet kundër Sorosit.
Nëse ti vazhdon të ulesh me Sorosiste, apo të mbash Sorosist vërdall, qartazi tezen anti-Soros e përdor kur të vjen për mbarë - dhe hipokrizia ndjehet mjaftueshëm.
Konservatorët ideologjikisht janë në kundërshtim të plotë me bëmat e Sorosit. Kështu që, vazhdoni me tezën se jeni anti-Sorosist, por mos na trazoni stomakun me gënjeshtra se i përkisni konservatorizmit. Jeni shumë larg”, shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje