TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2025, 07:13

Koalicioni i 11 majit, Berisha merr si aleat edhe ish-koordinatorin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Koalicioni i 11 majit, Berisha merr si aleat edhe ish-koordinatorin e Ramës

Partia Demokratike depozitoi në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronjat nistore “PD-ASHM”, pak minuta para se të skadonte afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në koalicion përfshihen 26 parti, mes të cilave edhe PDIU e Shpëtim Idrizit, e cila u ‘dorëzua’ në orët e fundit duke pranuar vetëm ofertën e demokratëve të Sali Berishës, për të pasur vetëm 1 kandidat të sigurtë në listën e deputetëve.

Ashtu sikundër kishte deklaruar, Berisha ka arritur të krijojë koalicionin më të madh sasior, duke rreshtuar pas PD-së plot 25 parti, pavarësisht peshës së tyre elektorale. Mes aleatëve të Berishës është edhe Aleanca Arbnore Kombëtare e Gjet Ndoj. Ky i fundit në 2013 ishte në koalicionin e drejtuar nga Edi Rama, madje duke pasur edhe rolin e koordinatorit mes tij dhe partive që në atë kohë rreshtoheshin në krah të Edi Ramës.

Koalicioni i 11 majit, Berisha merr si aleat edhe ish-koordinatorin e Ramës

Madje shumë nga ato parti sot janë rreshtuar në krah të Berishës, por Ndoj nuk ka marrë nga kreu i PD-së ndonjë ‘ofiq’ për të koordinuar raportet mes partisë më të madhe opozitare dhe aleatëve të saj. Këtë detyrë Berisha ia ka besuar Flamur Nokës, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, i cili drejtoi edhe negociatat mes kësaj partie dhe subjekteve të tjera që u përfshinë në koalicionin ‘PD-ASHM’.

 

Lini një Përgjigje