TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2025, 20:51

Evi Kokalari: Do shembja sistemin, por më penguan hipokritët dhe budallenjtë që ndjekin Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari: Do shembja sistemin, por më penguan hipokritët dhe

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me primaret në PD që u mbajtën në 1 mars.

E ndërsa për garën brenda PD ka vlerësime e kritika, Kokalari në postimin e saj shkruan se konservatorët nuk janë skutha. “Jeni hipokritë që lozni nën petkun e konservatorizmit që të lëpini një kockë”, shkruan Kokalari

Në vijim, aktivistja thekson se “dy vjet më parë kam thënë, i gjithë sistemi duhet të bjerë, kupola duhet të zërë brenda ata që e mbajtën në këmbë. Sot them të njëjtën gjë, duhet një shkatërrim total, siç po bëhet në Amerikë. Thjeshtë mua m'u bëtë pengesë ju, hipokrizia e grupit të Goxhajt dhe Harxhit, dhe budallenjtë që vazhdojnë të ndjekin Berishën”, shkruan Kokalari.

Postimi nga Kokalari

Për çfarë "gare të demokracisë" flet ti? Në Këshillin Bashkiak si hyre? Në atë listë kishte demokrat që kanë qenë me PD përpara se të lindje ti. Atëherë, sërisht, me cilën metodë demokratike je sot anëtar i këshillit bashkiak?

Ndërkohë, prindërit e tu, duke e ditur shumë mirë që në qershor të 2023 konferenca ime konservatore ishte fillimi i një lëvizje të mirëfillte, bashkë me Goxhajn e ca të tjerë që sot janë në listat e hapura të PD-së, filluan lëvizjen e tyre që e bën publike pikërisht një ditë përpara konferencës time.

Këtu s'do kishte asgjë vetëm teë keqen nëse Altin Goxhaj s'do të ishte në telefon me mua disa ditë më parë dhe unë i tregoja detaje për konferencën, dhe ai si skuth nuk tha asgjë që vetë, bashkë me 'pastorin' e ndershëm, po lanconin lëvizjen e tyre dhe e kishin zbuluar ta bënin publike një ditë përpara, që nuk përparasi... bën. Po pastori me çfarë morali dhe etike e bëri këtë?

Konservatorët nuk janë skutha, dhe ju të gjithë konservatore nuk jeni. Jeni hipokritë që lozni nën petkun e konservatorizmit që të lëpini një kocke. Dhe ja kocka - ti në këshilin bashkiak si fillim, dhe tashti në listat e hapura.

Dhe flet dhe për 'garë demokratike'?

Shumë pyetje kam për prindërit e tu dhe për faktin që ti je anëtar i këshillit bashkiak, ti, Beti Njuma e disa të tjerë.

Meritokraci nuk ka. Hipokrizi -plotë.

Prandaj them, ju do ikni të gjithë bashkë se të gjithë, fut këtu pseudo konservator dhe ju 'njerëzit e zotit', një sistem jeni.

Dy vjet më parë kam thënë, i gjithë sistemi duhet të bjerë, kupola duhet të zërë brenda ata që e mbajtën në këmbë. Sot them të njëjtën gjë, duhet një shkatërrim total, siç po bëhet në Amerikë. Thjeshtë mua m'u bëtë pengesë ju, hipokrizia e grupit të Goxhajt dhe Harxhit, dhe budallenjtë që vazhdojnë ndjekin Berishën.

Ndërkohë, dikush më tha se po tërheq të gjithë patronazhistët, lulistët e socialistët....mirë shumë por mos flasim që shumica e berishistëve akoma më mbështesin në heshtje, pra, hollë hollë, kam me vetë shqiptarinë, pavarësisht kë po mbështesin momentalisht....

Ti Jonathan, shko ne shtepi sonte dhe mendohu mire sepse po i merr vend nje demokrati te ndershem qe ka sakrifikuar tere jeten per ate parti, dhe ty kjo mundesi te jete dhe ne pjate se si duhet te mbeshtetja dhe njerezit e 'pastorit'

Ne ju shohim! Ne ju shohim shumë qartë!

 

Lini një Përgjigje