
Sali Berisha duket se nuk është lëkundur nga oferta ndaj Partisë së Lirisë. Sot Tedi Blushi shkoi në selinë e PD duke kërkuar më shumë emra në listë të sigurt, por mësohet se Berisha nuk ka lëshuar pe. PD është gati të ofrojë vetëm 4 vende të sigurta në lista.
Meta do të ketë emrin në Tiranë, Edmond Haxhinasto në Elbasan, Erisa Xhixho në Fier dhe Tedi Blushi në Korçë. Mësohet se Tedi Blushi ka negociuar dhe për një tjetër emër, atë të Petrit Vasilit, por sipas të dhënave, deri më tani, nuk ka vend për të në listë të sigurt, por vetëm në listë të hapur.
Marrëveshje deri më tani ka arritur edhe Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët kanë bindur PD për një vend në listën e mbyllur. Dakordësia nuk është arritur ende me Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Nard Ndokën e PDK.
Lini një Përgjigje