TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2025, 22:28

Regjistrohet koalicioni i dytë në KQZ, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj bashkë në 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

Regjistrohet koalicioni i dytë në KQZ, Endri Shabani dhe Adriatik

Ka shkuar në dy numri i koalicioneve që janë paraqitur për regjistrim në KQZ. Pas Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt, koalicioni i dytë është ai mes Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

Në shkresën dërguar KQZ thuhet se ky koalicion do të mbajë emrin Nisma Shqipëria Bëhet, ndërsa drejtues do të jetë Adriatik Lapaj.

Gjithashtu logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Kërkesa:

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Lënda: Kërkesë për të regjistruar koalicionin në zgjedhjet e 11 Majit 2025 Baza ligjore: Neni 64, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë I nderuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Në bazë të Kodit Zgjedhor, po ju dërgojmë kërkesën për të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, koalicionin e partive politike të mëposhtme:

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB)

Partia “Nisma Thurje” (Nisma)

Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë” (PLDSH)

Partia drejtuese e koalicionit është Partia Shqipëria Bëhet, dhe drejtuesi i saj do të jetë edhe drejtues i koalicionit.

Emri i koalicionit është Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, dhe logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Veprimtaria e koalicionit, përgatitja e listave garuese dhe marrëdhëniet mes anëtarëve rregullohen me marrëveshje mes palëve, e cila është bashkangjitur kësaj kërkese.

 

Lini një Përgjigje