TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2026, 14:20

Europa ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama “reformator” në Facebook; "harron" votën për parkim dysh

Shkruar nga Pamfleti

Por ndërsa Europa ngre alarmin, qeveria Rama vepron në drejtim të kundërt në terren. Me votat e PS-së, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë deri në 3 vite burg për parkim të dyfishtë, duke kriminalizuar qytetarin e zakonshëm dhe duke mbushur edhe më tej qelitë e paraburgimit.

Europa ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shpërndajë në Facebook këtë të premte, deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës, Gianluca Esposito, lidhur me abuzimin e praktikës së paraburgimit në Shqipëri.

Një deklaratë që në fakt përbën një “qortim” të hapur nga Europa, por që Rama e përdor si material propagandistik, duke u përpjekur të shfaqet si reformator i një sistemi që drejtohet prej vetë tij prej më shumë se një dekade.

Esposito ishte i qartë në Tiranë duke thënë se ka mbipopullimi i burgjeve është alarmant, paraburgimi përdoret në mënyrë të tepruar dhe të pajustifikuar, ndërsa gjykatat shqiptare, veçanërisht ato të shkallës së parë, e kanë kthyer arrestin pa gjyq në rregull, jo në përjashtim. Sipas tij, paraburgimi duhet të jetë masë ekstreme, e justifikuar vetëm kur ekzistojnë rrethana konkrete dhe jo automatizëm penal.

Madje Gjykata e Strasburgut thekson se barra e provës nuk mund t’i ngarkohet qytetarit të ndaluar, por shtetit, i cili duhet të provojë pse dikush duhet të rrijë pas hekurave pa një vendim përfundimtar.

Në videon e shpërndarë, Rama shkruan se “arresti me burg pa gjyq ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me më shumë të paraburgosur sesa të dënuar”, duke pranuar në heshtje dështimin e sistemit që vetë ka ndërtuar.

Por ndërsa Europa ngre alarmin, qeveria Rama vepron në drejtim të kundërt në terren. Me votat e PS-së, 85 vota pro dhe 9 kundër, pas një seance maratonë Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë deri në 3 vite burg për parkim të dyfishtë, duke kriminalizuar qytetarin e zakonshëm dhe duke mbushur edhe më tej qelitë e paraburgimit. , mes të tjerash depenalizimi i shpifjes për gazetarët, që mazhoranca e konsideroi arritje për lirinë e shprehjes, ndërsa opozita e kundërshtoi ashpër si të paplotë.

Pra, nga njëra anë Rama shpërndan qortimin e Këshillit të Europës, nga ana tjetër prodhon ligje që e thellojnë problemin. Një kontradiktë tipike e qeverisjes “europiane” vetëm në Facebook, ndërsa në realitet drejtësia ndëshkuese bie mbi qytetarin e thjeshtë.

europa ‘qorton’ shqipërinë për paraburgimin

Lini një Përgjigje