Kryeministri i nervozuar i tha se askush nuk mund ta imponojë atë përmes forcës dhe e urdhëroi fermerin të ulej ku ishte.
Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, ai u përball me kritika nga një fermer.
Fermeri i tha kryeministrit se “mallrat nga jashtë kanë zaptuar tregun vendas”. Rama iu përgjigj se kjo nuk është e vërtetë dhe se në demokraci, nuk mund të mbyllen kufitë, që të mos ketë mallra nga jashtë vendit. Më tej, kryeministri i nervozuar i tha se askush nuk mund ta imponojë atë përmes forcës dhe e urdhëroi fermerin të ulej ku ishte.
"Mua njeri me forcë nuk më imponon. Me zor fjalën nuk e merr dot ti. Ulu", i tha Rama-fermerit.
Pjesë nga debati:
Fermeri: I thamë ministrit të Financave, na mbro se po hyn mall nga jashtë. Ju duhet ta bëni monopol mallin.
Rama: Kjo nuk është e vërtetë.
Fermeri: Kryetari e di shumë mirë.
Rama: Mua njeri me forcë nuk më imponon. Me zor fjalën nuk e merr dot ti. Ulu. Ulu. Ulu, sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merr fjala me zor. Janë 500 vetë këtu.
Fermeri: Të njëjtin hall kanë gjithë.
Rama: Nëse 500 veta këtu do bënin si ty, do bëhej lemeri. Ajo që the është absurde. Nuk mund ta mbyllim kufirin e produkteve në demokraci, sepse do ti. Përpara se të akuzosh, mundohu të kuptosh se çfarë thotë tjetri. Kështu si them unë.
Fermeri: E kemi nga halli, jo nga qefji. Mos e merr personale
Edi Rama: Unë po bëj politikë, s’po keqkuptohem fare. Ti kujton se politika është fjalë e keqe.
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët ditën e sotme, theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Ai njoftoi se për këtë sektor janë vënë në dispozicion 250 milionë euro, fond që mund të shkojë deri në 1 miliard euro në rastin më të mirë, duke u dhënë fermerëve mundësinë për të zhvilluar projekte të qëndrueshme dhe të suksesshme.
“Paratë janë, por ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur paratë”, tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e aftësisë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe nga kreditë me garanci shtetërore.
Rama nënvizoi se nuk mjafton të punosh vetëm, por duhet të ketë bashkëpunim dhe organizim. Kryeministri tha se bashkitë duhet të jenë aktivë në mbështetjen e fermerëve dhe në koordinimin e projekteve konkrete, për të garantuar që fondet të përdoren në mënyrë efektive.
“Bashkitë të jenë aktivë në bashkëpunimin me fermerët, që të bëhen konkrete këto projekte”, tha Rama.
Rama vuri theksin edhe tek mundësitë e kreditimit.
“Të gjithë mund të marrin kredi, që janë me garanci nga shteti dhe normat e interesit janë shumë të ulëta. Duhet një dosje, për t’i thënë bankës: ‘Ja pse duhet të më mbështesni dhe pse kjo që po bëj më sjell fitim’.”
Kryeministri gjithashtu theksoi se shteti ka detyrë të qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve, ashtu siç mbështet edhe sektorë të tjerë, duke e cilësuar bujqësinë si një sektor të brishtë, që ka nevojë për vëmendje dhe investime.
“Unë besoj se shteti ka detyrë t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve, për të njëjtat arsye që shteti iu qëndron pranë edhe shteteve të tjera”, tha Rama.
as ju EDI nuk i plotesoni kerkesat e BE, per menyren se si drejton qeverine dhe administratenshembuj 1- ke heque sherbimet ndaj popullates (manuale) dhe i ke kaluar te gjitha ne A-ALBANIA, nderkohe qe detyrimet i mbledh neper sportele, (kesh manualisht, nje vule me boje si qemoti. 2- transporti publike me faturine dhe 10 te tjere qe vezhgojne faturinon. 3-mungese e ujit, nderprerje te energjise, tendera nene qilim. 4- mungese trancparence per shpenzimet 5- manipulimim te zgjedhjeve 6- te korruptuarit nuk ja dorzon drejtesise 7- pastrim parash. sipas logjikes tende perderisa produktet tona nuk i certifikon BE, duhet te mos shiten ne treg te brendeshme. Shume MANIPULUS JE BERE ME KETE BE. Nje kembe e mban brenda dhe nje kembe e mban jashte. me asnjeren nuk ecen dot.
Ky DELIRANTI ED RAMA, QE FATKEQESISHT NA KA RA PER PJESE ME E PAS KRYETAR QEVERIE, BESON SE I DI TE TANA. EDHE PAS 10 VITEVE KRYEMINISTER, NUK KA ARIT ME KUPTU SE ESHTE DETYRA E TIJ TE KRIJOJ POLITIKA MBROJTESE DHE LEHTESUESE PER PRODHIMET E FERMEREVE SHQIPTAR ( DHE TAN QYTETARET E VENDIT QE MENDER QEVERI, DHE JO TE SILLET SI GARIP, DUKE JU HAKERUAR E DERDHUR FJALOR GARIPASH ATYRE QE JA THONE TROÇ TE VERTETEN. AS FERMERI GUXIMTAR I DIVJAKES E AS TE TJERE TAKSAPAGUES NUK DUHET TE HESHTIN POR TIA KTHEJNE ME TE NJEJTEN SJELLJE KETIJ "PALLOSHI"TE PA TRU ( FALJE PER FJALORIN POR PO KOPJOJ KRYEMINISTRIN), PASI ED RAMA ESHTE TEPER I RREZIKSHEM PER DEMOKRACINE QE E KA MINUAR ME VEPRIMET, SJELLJEN E TIJ VULGARE DHE MBLEDHJEN E SHTETIT NE DOREN E TIJ. POPULLI TAKSAPAGUES NUK KA PSE KOPJON SJELLJEN E PADENJE TE PERULESISE TE ANTARVE TE GJYKATES KUSHTETUESE E PJESES SE DEPUTETEVE TE PS, NDAJ URDHRAVE TE FSHEHTE E KERCENIMEVE TE KRYEMINISTRIT "gango", POR NE RESPEKT TE DINJITETIT TE VET TE KUNDERSHTOJ ÇDO POLITIKE QE I VJEN NDESH INTERESAVE TE TIJ. SIÇ KA VEPRUAR NE KET RAST FERMERI I DIVJAKES. MADJE GRUMBULLIMET NE PROTESTIME SDUHEN VEÇ KUR I ORGANIZON KRYEMINISTRI "GARIP" POR EDHE ME INISIATIVE PERSONALE. DUHET PAT PARASYSH SE KY TIPI, QE NA KA RA PER PJESE ME QEN KRYEMINISTRI YNE, VUAN NGA DASHNIA E TEPRUAR PER VETE DHE I SHERBEN VEÇ VETES. ATIJ SI PLAS BYTHA( ME FALNI PER KOPJIMIN E GOJESHTHYRJES SE EDVINIT), PER NE TAKSAPAGUESIT QE MBUSHIM ARKEN E QEVERISE, ME PARET E TE CILES KY TIP GJESDIS LART E POSHTE BOTES, DUKE KRIJU PORTRETIN E TIJ PERSONAL TE KRYEMINISTRIT " INTERESANT" ME VESHJE EKSTRAVAGANTE, ATLETE, SKICA, PIKTURA, TOPA, FANELLA SPORTIVE E BRESHKA NE ZYRE. KY TIPI MUND TE DASHUROJ BRESHKAT POR ESHTE E SIGURT QE NUK JA NDJEN FARE, PO FARE, PER SHQIPTARET TAKSA PAGUES, QE NGA VITI NE VIT I KA VARFERU PER IBRET. ZGJOHUNI BASHKATDHETAR, BRAVO FERMERIT DIVJAKAS. U SHTOFSHIN GUXIMTARET. UROJ SA ME TE SHKURTUME QOFSHIN DITET E QEVERISJES RAMA. LUS ME U KTHY SA MA SHPEJT RRUGA E DEMOKRACISE SE TRADHTUME PER 35 VJET.
PSIKOPAT
O kryeminister klloun, po mire ja ben ketij populli se te votuan. Vazhdo se mire ja ben. Ky plehre kryeminister te tregon rregullat e edukates, po ku e gjete edukaten ti more funderrine.
Ai i shkreti e ka fjalen per kontrabanden. Po ku di gje palloshi gjate. E ka mendjen te BE Izraeli ukraina, lindja mesme. Eshte lider global, i duket ishull Shqiperia. Si kane interesuar kurre problemet qe ka ky vend. Po fare fare. Vetem per te plackitur dhe shitur troje deri ketu eshte. Mos i lodhni koken liderit global. Ka halle te tjera ai.