TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2026, 13:19

“Rama pi verë 33 mijë euro dhe i tregon “muskujt” fermerit”, Këlliçi: Ku i çoi 30 mln eurot e vjedhura nga programi IPARD

Shkruar nga Pamfleti
“Rama pi verë 33 mijë euro dhe i tregon “muskujt”
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi deklaroi se fermerët janë lënë në mëshirë të fatit. 

Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa tha se ai shijon verën 33 mijë euro shishja, ndërsa me fermerët “tregon muskujt”.

Ky reagim i Këlliçit vjen pas takimit të Ramës me fermerët në Divjakë, ku kryeministri i tensionua, pasi një prej të pranishmëve në aktivitet e vendosi përballë papërgjegjshmërisë që kanë treguar ndaj fermerëve.

"Kryeministri që pi verë 33 mijë euro shishja, i tregon vendin fermerit në Divjakë!

Edi Rama i salloneve që shijon verë 33 mijë euro shishja, që ka avion privat, kopsht personal në zyrë që ka kushtuar 4 milionë euro nga taksat tona, e sheh ndeshjet e NBA në rreshtin e VIP ku një biletë kushton 25 mijë dollarë, i tregoi sot muskujt një fermeri të përmbytur, pa mbështetje, pa mundësi për të shtuar prodhimin, as për ta shitur atë.

Pasi u premtoi se do të jenë më mirë në vitin 2040, Edi Rama i talli fermerët dhe në fund nuk i la as të flisnin. Atij që guxoi të ngrinte zërin, i tregoi forcën!

Kjo kur i ka penalizuar me ngrirjen e 120 mln euro të BE, pasi qeverisja e tij ende nuk tregon se ku i çoi 30 mln euro të vjedhura nga programi IPARD.

Shqipëria është kudo në çdo sektor, si pamja sot në Divjakë. Njerëzit kanë halle, ndërkohë kryeministri u tregon përralla dhe nuk i lë as të flasin.

Ndaj zgjidhja është vetëm një. Sheshi, protesta, revolta deri në largimin e Edi Ramës. Fermeri që tallet nga kryeministri, e ka vendin e tij, të drejten e tij, sovranitetin e tij në Bulevard. Aty do degjohet zëri i tij, do apo nuk do Edi Rama.", shkruan Këlliçi.

 

Lini një Përgjigje