
Ish deputeti i PD-së, Belind Këlliçi duke folur për çështjen ‘Partizani’ tha se kryeministri Edi Rama po kërkon të zhduke opozitën, e për këtë arsye sipas tij po sulmohet ligjërisht Sali Berisha.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai shtoi se anëtarët e kryesisë s’kanë qenë kurrë më pasionant dhe kjo sipas tij, sepse janë të bindur që bëhet fjalë për përballjen finale.
“S’i kam parë kurrë më pasionantë anëtarët e kryesisë sepse jemi të bindur që jemi në përballjen finale. Edi Rama i ka shpallur luftë të hapur Partisë Demokratike, i ka hapur luftë opozitës, i ka shpallur luftë pluralizmit dhe tashmë të mëdhenj e të vegjël, të rinj e njerëz me përvojë brenda Partisë Demokratike bien dakord që ky është akti i fundit që kërkon një përballje shumë të fortë, që kërkon sakrifica shumë të forta dhe që nuk ka të bëjë me zotin Berisha. Po goditet trashëgimia e Partisë Demokratike, po goditen reformat e Partisë Demokratike dhe po goditet kundërshtari politik si asnjëherë më parë”, u shpreh Këlliçi.
Lini një Përgjigje