
Pas manovrave të Berishës për të mos pranuar vendimin e GJKKO për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje”, policia ka vënë në veprim postën.
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku e ka dërguar vendimin në selinë e PD, por shkresa është refuzuar.
Sekretari i Përgjithshëm i grupimit të Berishës, Flamur Noka nëpërmjet sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Ivi Kaso, i kanë kthyer mbrapsht njoftimin. Ai i kujton kreut të Policisë së Shtetit që korrespondencat në raste të të tjera të lidhen vetëm me subjektin politik dhe jo për shtetas të caktuar.
Në letrën e kthyer, ai kërkon që t’ia përcillni vetë shtetasit, sipas parashikimeve ligjore.
Kujtojmë se, ish-kryeministri Berisha ka refuzuar sërish të paraqitet në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, për verifikimin e masës “Detyrim Paraqitje”. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, në lidhje me privatizimin e ish kompleksit Partizani. Berisha u përfaqësua nga dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Shkresa dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit:
I nderuar z. Rrumbullaku,
Në përgjigje të shkresës tuaj nr. 9196/2 prot. “Dërgohet njoftim”, drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatojmë se njoftimi juaj nuk i drejtohet subjektit politik Partia Demokratike por përmban njoftimin e një shtetasi. Përsa më sipër, duke konsideruar se njoftime të tilla për vetë natyrën e tyre janë akte strikt personale, ju lutemi të gjeni bashkëlidhur njoftimin tuaj, në mënyrë që t’a përcillni atë pranë shtetasit të interesuar, sipas parashikimeve ligjore.
Kërkojmë nga ana juaj që në të ardhmen, Partisë Demokratike t’i drejtohen vetëm korrespondenca që përmbajnë komunikime që lidhen me subjektin politik dhe me aktivitetin e saj të politikëbërjes.
Me respekt,
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Flamur NOKA
Në mungesë dhe me porosi Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore

Lini një Përgjigje