
Pas çeljes së kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE, ka reaguar delegacioni i BE-së në Shqipëri.
Duke shprehur urime, delegacioni thekson se tashmë e ardhmja e Shqipërisë në BE është reale.
Ndër të tjera në reagim thuhet se Delegacioni do të mbështesë Shqipërinë deri në hapat përfundimtarë të anëtarësimit.
“Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara!
Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë.
E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale.
I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE në Shqipëri.
Lini një Përgjigje