Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar pas hapjes së negociatave për grupkapitujt e parë me BE-në.
Begaj u shpreh se është shpresëplotë për realizimin e ëndrrës. Ai theksoi se tashëm e kemi ne në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.
“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”, shkruan Begaj.
Lini një Përgjigje