TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2024, 11:22

Ngërçi i RMV në BE për konfliktin me Bullgarinë, Rama: Nuk duhet të na interesojë me kë bëri dashuri nëna e Aleksandrit të Madh!

Shkruar nga Pamfleti
Ngërçi i RMV në BE për konfliktin me Bullgarinë,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu është shprehur se ndihet i trishtuar që Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Shqipëria, nuk ka hyrë në fazën tjetër të procesit të integrimit në BE.

Ai tha se historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend, duke nënkuptuar ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Në formë batute Rama tha: “ Pikëpamjet se kush ishte nëna e heroit kombëtar dhe me kë bëri dashuri, janë tema interesante për historianët”.

“Miku im, je i njohur me fqinjësinë në rajon dhe e dini se Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim shumë herë. Të gjitha çiftimet na bënë të kuptojmë se nuk donim të ishin në çift me detyrim por të gjenim lumturinë. Krejt papritur e gjetëm vetëm në Maqedoninë. Nuk ishte keq sepse ndamë bashkë shumë gjëra.

Por nuk mendoj se jo ishte diçka që ju apo ne duhet ta shihnim si një histori të pafundme. Më duhet të them se ndjehemi të trishtuar që vëllezërit e RMV ende nuk janë në këtë fazë të procesit, edhe pse ishin të parët që nisën procesin.
Ndryshoi edhe emrin që të mund ta niste këtë gjë. Dhe po, i qëndroj gjithçkaje që kam thënë për miqtë tanë Bullgarë.

Pikëpamjet se kush ishte nëna e heroit kombëtar dhe me kë bëri dashuri, janë tema interesante për historianët, por nuk janë pjesë e asaj që duhet për t’u bërë pjesë e BE. Nuk është sulm ndaj Bullgarisë, por diçka evidente”, u shpreh Rama.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjithashtu komentoi shkëputjen e dy vendeve nga njëra-tjetra në këtë proces, duke thënë se Shqipëria po ecën në rrugën e vetë sepse është proces që bazohet në meritë

“Nëse Shqipëria dhe RMV do të ishin bashkë në një farë mënyrë, politikisht, sepse ligjërisht kurrë. Të dyja vendet e kanë nisur konferencën ndërqeveritare në mënyra të ndryshme.

Nuk është e re që Shqipëria po ecën në rrugën e vetë sepse është proces që bazohet në meritë, e njëjta gjë vlen dhe për RMV.

Bashkimi i vendeve kandidate do të thoshte që ne të komprometojmë apo lejojmë që të komprometohet parimet e meritës, që është një gur themel i kritereve të Kopenhagës”, tha Varhelyi.

hapja e negociatave me be

Lini një Përgjigje