Rama nuk kursen kritikat ndaj BE: "U poshtëruam 3 herë pas dyerve të mbyllura, por na bënë më të fortë!"
Ditën e sotme Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat me BE. Në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama tha se puna do vijojë që vendi ynë të jetë vend anëtar i familjes europiane deri në vitin 2030.
Mirëpo ky lajm i shumëpritur, u shoqërua me arrogancën e kryeministrit, i cili gjeti sërish hapësirën për të fajësuar BE për pengesat që ka hasur procesi i anëtarësimitt.
Rama tha se BE ka poshtëruar Shqipërinë 3 herë pas dyerve të mbyllura, por nuk ka hequr dorë.
“Është synimi ynë, ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit të Evropës si shtet anëtar. Kjo është shumë ambicioze dhe do kërkojë një volum të madh pune, kemi punuar dhe kemi hartuar një udhërrëfyes. Kemi një plan, po kështu mbështetemi tek miqtë dhe partnerët tanë që të na ndihmojë për ta arritur këtë. Kur them miqtë, kjo është e dyanshme. Kemi nevojë për dije dhe për mbështetjen e trurit.
Duke bërë të gjitha këto, që për sa na takon ne, do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme. Ta bëjmë Shqipërinë si vend anëtar në mënyrën si funksionon dhe kjo është gjëja më e rëndësishme pasi nuk duam që Shqipëria të largohet dhe të marrë çantat dhe të vijë në Bruksel, duam që BE të jetë në Shqipëri. Pikërisht është ajo që duhet të përfundojmë, të ndërtojmë Evropën në Shqipëri.
Kur shoh që në procesin e integrimit kemi ndryshuar kaq shumë gjëra, hymë në një dinamikë të re dialogu. Kemi shumë gjëra të reja të cilat nuk ishin kështu për vendet e tjera kur u përpoqën të bëheshin anëtarë të BE. Gazetarët shohin vetëm pjesën financiare, por ka të bëjë me integrimin. 5 vite më parë dukej e pamundur, sot duket e vërtetë. 3 herë u poshtëruam.
Komisioni tha se ishim gati, pastaj pas dyerve të mbyllura, 3 herë ne u poshtëruam. Por ajo që s’të vret të bën më të fortë. Ne kemi dalë më të fortë nga kjo dhe ja ku jemi sot këtu. E dimë që rruga përpara është e gjatë, zakonet e vjetra nuk ikin kollaj, por për ne nuk ka të ardhme tjetër. Gjithçka që duhet ta kuptoni “kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush!”.-deklaroi kryeministri.
Rama foli me mburrje edhe për të ashtuquajturën “arritje në drejtësi”.
Nga Luksemburgu, ai deklaroi se Shqipëria ka sot një sistem llogaridhënës dhe transparent, i cili sipas tij, ka hetuar, gjykuar dhe dënuar zyrtarë të profilit të lartë. Rama tha se ka në plan që me këtë drejtësi të luftojë korrupsionin.
“Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë për tu lënë brezave një vend ku liria është e padiskutueshme dhe ku demokracia funksionon për gjithkënd. Shqipëria ka përmbushur në mënyrë të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur për përmbushjen e kushteve. Arritjet në reformën e drejtësie, një sistem më llogaridhënës. Në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykate të pavarur pavarësisht partisë.
Do ta bëjmë këtë duke luftuar korrupsionin në çdo nivel për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të merituar vendin tonë në BE. Ky progres vetëm sado të thellohet, do e bëjmë këtë duke ruajtur e mbrojtur të drejtat e njeriut. Ne kemi zbatuar një kuadër mjaft progresiv bazuar në standardet e Evropës. Vullneti ynë do të përplotësohet me aktet nënligjore. Do të ndërtojmë punën e shkëlqyer me një ekip të madh negociatorësh dhe do ta forcojmë këtë administratë në shërbim të së ardhmes”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera, tha se do të ndërtojmë Europën në Shqipëri.
"Jam besimplotë se sa na takon ne ne do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetmje. E do të më persekutojë për pjesën tjetër të dekadës.
Duam ta bëjmë Shqipërinë si një vend anëtar i BE-së, si funksionon dhe bën gjërat. Kjo është e rëndësishme se nuk duam që Shqipëria të largohet të marrë çantat e të vijë në Bruksel duam që BE të vijë në Shqipëri.
Motoja jonë: Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën dhe ne këtë duam të bëjmë. Duam të përfundojmë. Të ndërtojmë Europën në Shqipëri”-u shpreh kryeministri.
Nga ana tjetër, në fjalën e tij gjatë konferencës, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Hungarisë, Péter Szijjártó, tha se vendi i tij do të qëndrojë krah Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Diplomati hungarez tha se Procesi i integrimit në BE i Ballkanit Perëndimor e bën rajonin më të zhvilluar, më me stabilitet dhe më të sigurt.
“Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen puna për përmbushjen e kushteve që ka vendosur BE, që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave. Është nder dhe privilegj, që nisja e negociatave për Shqipërinë, nis gjatë presidencës hungareze te BE. Janë gjashtë grupkapituj që duhen të negociohen tej e tej. Procesi përgatitor është vërtet i vështirë, kompleks dhe e dimë se përvoja ka shumë rëndësi. HungariA do të ofrojë trajnim për pjesëtarë të administratës së Shqipërisë. Jemi të vendosur për të zhvilluar një politikë të mirë, të fqinjësisë së mirë. Procesi i integrimit në BE i Ballkanit Perëndimor e bën rajonin më të zhvilluar, më me stabilitet dhe më të sigurt. Hungaria e përkushtuar për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE”, tha ai.
Lini një Përgjigje