Kryeministri Edi Rama teksa po mbante fjalën në konferencën për mediat pas hapjes së grupkapitujve të parë të negociatave me BE-në, bëri një lapsus të cikin e rregulli më vonë.
Duke folur për Maqedoninë e Veriut, Rama tha vetëm Maqedonia, por pa humbur kohë rregulloi lapsusin: “Maqedonia e Veriut, pasi nuk dua telefonatë nga kolegu grek që të më thotë është e Veriut”.
“Ju lutem, duhet të tregohemi seriozë. Gjithmonë vjen momenti, momenti për të bllokuar, lërini vendet të rriten, të bëjnë punën e tyre, të zbatojnë gjithçka është e nevojshme, për të pasur sundimin e ligjit, dhe kur vjen fjala për tu bërë anëtarë tu thuash, jo s’më pëlqen emri juaj.
Por jo kur vendet kanë nevojë për njohuri, për ndihmë e mbështetje, se pastaj do te keni një vend ku 20 vjet më parë, kishte një komunitet të padiskutueshëm pro euroatlantik dhe sot kush është në krye të Maqedonisë, Maqedonisë së Veriut, nuk dua një telefonatë nga kolegu grek që të më thotë the Maqedoni, jo jo, është e Veriut, faleminderit”, u shpreh kryeministri Rama.
Lini një Përgjigje