TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2023, 13:07

Ekzekutimi i Leart Kekës në Vlorë, Berisha: Rendi në duart e krimit, Rama ka liçensuar bandat

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Leart Kekës në Vlorë, Berisha: Rendi në duart e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e 41-vjeçarit Leart Keka mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Berisha tha se rendi është në duart e krimit. Sipas tij, policia njoftoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla se banditët po i hanë kokat njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit”. 

Berisha u shpreh gjithashtu se Rama ka liçensuar bandat e krimit. 

"Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41-vjeçari Leart Keka. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!

Të dashur miq, mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41-vjeçari. Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!

Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit”.

Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij", shkruan Berisha në Facebook.

41-vjeçari Leartiad Lekaj (Kekaj)  u vra mbrëmjen e djeshme në Vlorë nga një atentat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në lagjen “29-Nëntori”.

Viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë nga një person i maskuar, i cili ndodhej në një makinë.

Makina “Audi” që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë.

Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Mediat raportojnë se autorët e vrasjes së 41-vjeçarit mund të kenë përdorur një armë me silenciator, ndërsa mendohet se ata kanë qenë vrasës me pagesë.

Gjithashtu, mësohet se plagët janë shkaktuar nga dy armë të ndryshme. Njëra nga armët dyshohet të ketë qenë pistoletë me silinciator ndërsa tjetra kallashnikov. Mendohet që autorët të kenë qenë 2-3 persona, ku një prej tyre ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit dhe disa prej plumbave kanë qenë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

rama berisha krim

Lini një Përgjigje