TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2023, 12:41

Roland Bejko: Përveç Berishës jemi në luftë edhe me oligarkët që kërkojnë të ndajnë PD

Shkruar nga Pamfleti

Roland Bejko: Përveç Berishës jemi në luftë edhe me

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko tha se Sali Berisha kërkon opozitë moniste.

Sipas tij është humbur mjaftueshëm kohë dhe tanimë duhet një fokus shumë i madh te rindërtimi i një partie për Shqipërinë. Bejko deklaroi se janë në luftë edhe me oligarkët.

“Ne përmbyllëm në këto dy vjet fazën e parë, të diktuar jo nga ne, por nga rrethana objektive që s’përcaktoheshin nga ne, për shkak të konfliktit që ka ndodhur dhe historikun e këtij konflikti e dinë të gjithë. Ideja është që u mbyll faza e parë, e rezistencës, e ruajtjes së Partisë Demokratike. Përveç Berishës që ndau partinë në dy pjesë, krijoi një parti të re që e mban pa emër dhe nuk pranon një opozitë plurale, por kërkon një opozitë moniste vetëm me të në krye, janë dhe oligarkët që i kemi peshqesh, të cilët punojnë vazhdimisht për ta ndarë Partinë Demokratike dhe për ta eleminuar atë”, tha Bejko për “Euronews”.

Më herët, Bejko është shprehur se se PD nuk do të ngelë asnjëherë peng i Sali Berishës.

"Përsa kohë jemi aty si qëndresës, si vizionar, PD do të jetë aty, nuk do ngelet peng i non-gratave, i askujt. Me asimilimin e PD-së, dhe kalimin e saj majtas është dëmtuar demokracia shqiptare dhe është krijuar si imazh i keq në kancelaritë shqiptare dhe veçmas te shqiptarët", u shpreh Bejko.

Kujtojmë se Roland Bjeko bën pjesë te nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike të miratuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

berisha bejko oligarket

Lini një Përgjigje