TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2023, 12:44

Nard Ndoka “bën gol” para ndeshjes Shqipëri – Poloni: Shpresoj që të mos jetë “macja e zezë” në stadium

Shkruar nga Pamfleti
Nard Ndoka “bën gol” para ndeshjes Shqipëri –
Nard Ndoka

Teksa na ndajnë vetëm pak orë para ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Polonisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian të vitit 2024, Nard Ndoka nuk humbi rastin për të ironizuar ters-ndjellësin Edi Rama, siç e cilësoi ai tifozllëkn e kryeministrit shqiptar.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Ndoka u shpreh se uronte që në “Air Albania” të mos jetë mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, pasi ai është si mace e zezë, që ndjell vetëm humbje, jo vetëm për ekipin kombëtar, por edhe për ekipet e tjera që ai ka mbështetur publikisht.

“Shpresoj që tersi Edi Rama të mos jetë në stadium, sepse sa herë që ai përdor dhe keqpërdor ekipin kombëtar, apo Federatën ndodhin këto humbjet.

Sepse “macja e zezë” ka lidhje edhe me sportin. Ku futet ai vetëm ters ka, dihet kjo tashmë. Ka dhënë prova gjithandej, jo vetëm për ekipin kombëtar, por kanë pasur fatin e keq edhe ekipet e tjera që ky i ka mbështetur, apo ka veshur bluzën e atyre ekipeve para ndeshjeve dhe kanë pasur disfatë.
Kuptohet që kur del macja e zezë në rrugë ka probleme, dihet kjo...”, u shpreh Nard Ndoka.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Poloni, e cila do të luhet mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Air Albania”.

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 10 shtator 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

 

ndeshja shqipëri-poloni rama nard ndoka

Lini një Përgjigje