Politika qenka si noti, kur mendon se e ke mësuar mirë, mbytesh më lehtë...
Iliri luajti lojë të lehtë me ambasadoren Yuri Kim; Babloku po luan lojë të rëndë me Amerikën.
I pari, dha lajmin se e shtypi me tank diplomaten, i dyti fshehu poshtë një veli mjegulle Charles McGonigalin.
Meqë dy amerikanët u ndanë, njëri hero e tjetri kriminel, edhe dy shqiptarët nuk mund të rrinin bashkë.
Iliri në burg e Rama vazhdon kryeministër.
Muri i lartë që i vuri Babloku SPAK-ut për të mos shkuar në Xibrakë tek droga e vëlla Olsit, qenka rrafshuar nga DEA amerikane natën për terr, dredhave të diplomacisë dinake, ku shkopi që ja lëshon tjetrit vjen të ngulet ty.
Deklarata e bujshme e Presidentit Donald Trump për dosjen Rama- McGonigal ja ka prishur qetësinë Bablokut.
Presioni diplomatik i administratës burokratike të demokratëve përmes non- gratave, ka dobësuar opozitat dhe ka krijuar tensione ngado në Glob.
Listat e zeza të Edi Ramës, McGonigalit dhe Duçkave ishin një zjarr bubulak që Presidenti Trump, premtoi ta shuajë shpejt.
Këta të zënë në faj e hajdutëri, kanë filluar të tradhtojnë njëri-tjetrin.
E ka shpikur këtë lojë ministri Ilir Beqja nga fisi i indianëve, në kohën kur milionat e dollarëve i drejtonte larg e faturat i vinin aty ku niseshin.
Edhe Likja u nis për diku tjetër e përfundoi tjetërkund!
Sapo mendoi se e bëri tyryfyl diplomaten amerikane, nisi pushimet. Veshi atlete firmato e me këmbë të lehta mori fusha e male për spektaklin e super humanit në zgjedhjet e pranverës që priteshin si dikur, “një votë një pallat”.
Politika qenka si noti, kur mendon se e ke mësuar mirë, mbytesh më lehtë.
Po Likja nuk është se u mbyt, as se deti kishte dallgë, as se i mungonte fiziku, as se pësoi infarkt.
Liken e hëngri një peshk më i vogël, në mes të sokakut, për qejf të vet.
Altin Dumani është i pa besë Bablok, ja ka vënë syrin edhe Olsit, jo për gjë, por se ka mish të shijshëm.
Që ta shqipërojmë fshatçe sjelljen e kryeministrit, duhet të jemi korrekt me shprehjen “Amerikanët këtu sollën Noc Rrokun”, çka ngjan si lojë shumë e rëndë kundër Amerikës tashmë që në Shtëpinë e Bardhë vjen Donald Trump, edhe ai i sulmuar politikisht nga McGonigal.
Anë për anë, anëtarët e organizatës kriminale të shtetit komshi me atë të bektashinjve, kanë ndezur forumin e Facebookut me shkarpat, Rama po luan me Amerikën si Meta me Yuri Kim.
Sa për ndeshjen Bablok, e ke të humbur si Likja. Çështje kohe!/Pamfleti
Lini një Përgjigje