TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2024, 14:00

Demokratët sakrifikojnë; Sali Berisha i premton Monika Kryemadhit vend të sigurt te lista e deputetëve të Fierit

Shkruar nga Pamfleti
Demokratët sakrifikojnë; Sali Berisha i premton Monika Kryemadhit vend
Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi /

Gjersa nuk do jetë më në Partinë e Lirisë, nuk do jetë as kandidate e saj; por nëse do kandidojë e pavarur, ajo nuk merr dot asgjë; sepse e tregoi në vitin 2021, kur si Kryetare e LSI kandidoi e para në listat e Tiranës dhe Fierit, mori afërsisht nga 1100 vota…

Për militantët e PD, fushata zgjedhore ka nisur duke i vërsulur në protesta me molotov, djegie gomash e bllokime rrugësh që ata i quajnë “mosbindje civile”, sa herë që marrin urdhër për veprim e tërheqje, sipas pazareve që bëjnë Sali Berisha me Edi Ramën.

Ndërsa për Kryetarin e PD, Sali Berisha, familjen dhe klanin e tij të afërt, ka nisur procesi i hartimit të listave, me emrat që do caktohen kandidatë për deputetë në 30%-in e mbyllur dhe te lisat e hapura me numër votash personale.

Në informacionin, nga burime brenda grupit të ngushtë partiak e familjar “non grata” që gatuan skenarët e PD, thuhet se Monika Kryemadhi do jetë te lista e kandidatëve të kësaj partie në Fier.

Për të marrë mandat deputeti, Monika do futet kandidate te pjesa e sigurtë e listës së PD-së, ku do janë 5 të parët dhe quhet “lista e mbyllur”, sa 30% e numrit 16 kandidatë që do ketë Qarku i Fierit dhe në zgjedhjet e vitit 2025.

Kalimi i Monika Kryemadhit në listat e kandidatëve të PD, është marrëveshje e Sali Berishës me Ilir Metën, për të mos e lënë jashtë parlamentit, paçka se çifti Meta-Kryemadhi, po vazhdon aktrimin sikur kanë dalë nga jeta e njeri-tjetrit.

Në skenarin e këtij aktrimi për të shpëtuar pasuritë, llogaritë bankare e bizneset, është dhe deklarata Ilir Metës, për pastrimin e Partisë së Lirisë nga spiunët, tradhtarët dhe bashkëpuntorët e SPAK me në krye Monikën, të cilët nuk kanë më vend në këtë parti.

Ndërsa Monika Kryemadhi, deklaroi se nuk do merret me më politikë brenda Partisë së Lirisë, por nuk do largohet nga politika aktive si parlamentare, duke vazhduar angazhimin në rrethin e Fierit ku është deputete.

Gjersa nuk do jetë më në Partinë e Lirisë, nuk do jetë më as kandidate e saj; por gjersa deklaron se do qëndrojë në politikë, konfirmohet lajmi se ajo do jetë kandidate në listën e sigurt të PD.

Sepse në çdo qark, nëse do kandidojë e pavarur, ajo nuk mund të marrë dot mbi 10 mijë vota që është herësi për sigurimin e mandatit, përballë kandidatëve PS e PD.

Këtë dështim e tregoi dhe në zgjedhjet e vitin 2021, kur si Kryetare e LSI kandidoi e para në listat e Tiranës dhe Fierit, që mori afërsisht nga 1100 vota, megjithëse kishte mijëra militantë partie, biznesmenë e kriminelë fushatash që punuan për të

Monika nuk mund të jetë kandidate e partisë së Fatmir Mediut apo e partisë së Vangjel Dules, sepse prej 4 mandatesh ata janë vetë në listat e PD-së, duke u bërë deputetë me votat e militantëve të kësaj partie.

Listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë të sigurt, Sali Berisha pothuajse i ka mbyllur sipas preferencave të familjes e klanit të tij; madje ka caktuar shumicën e kandidatëve të listës së mbyllur 30%, mes tyre Monika Kryemadhin, Fatmir Mediun e Vangjel Dulen.

Në këtë moment përballjeje me drejtësinë, kur është nën masën penale “Detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi është në hall dhe i duhet patjetër mandati i deputetes nëse do ta lejojë drejtësia, ngaqë ëndërron se mund të evitojë ndëshkimin gjyqësor./Pamfleti

monika saliu lista e deputetëve fier demokratët

Lini një Përgjigje