TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2024, 12:50

Buxheti 2025, Berisha paralajmëron protestë rreth parlamentit

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti 2025, Berisha paralajmëron protestë rreth parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën ditën e miratimit të pr.buxhetit 2025.

Berisha tha se protesta do të jetë e fuqishme dhe do të zhvillohet rreth parlamentit. Ai u bëri thirrje qytetarëve, fermerëve dhe pensionistëve të ngrënë zërin dhe ti bashkohen protestës.

“Natyrisht ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seancë plenare, të sigurt se ato nuk pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama, por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që në mbledhjen e parë të parlamentit shumicë të PD, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë.

Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit”, tha Berisha.

proteste sali berisha

Lini një Përgjigje