TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2024, 10:46

Afera 100 mln e “Sterilizimit”, opozita nuk fal: Policia t’i sjellë me zor tre biznesmenët italianë në komision

Shkruar nga Pamfleti
Afera 100 mln e “Sterilizimit”, opozita nuk fal: Policia t’i
Albana Vokshi

Tre biznesmenët italianë, Umbro Staccini, që zotëron kompanitë “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” , dhe 2 aksionerët e tjerë të këtyre subjekteve, Elisabetta Anzanello Giorgio Tardioli kanë njoftuar se nuk do të paraqiten në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Kryetarja e komisionit që heton koncesionin e Sterilizimit dhe Check-up, Albana Vokshi tha në nisje të seancës se  3 shtetasit italianë, të cilët parashikohej të pyeteshin sot nga ligjvënësit kanë refuzuar të marrin pjesë, duke e argumentuar mungesën me angazhimet personale.

Kjo është hera e tretë sipas Vokshit që biznesmenët italianët kanë refuzuar pjesëmarrjen e tyre për të dëshmuar, ndaj sipas saj në vijim do duhet që të veprojë policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin hetimor parlamentar.

“Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me e-mail për shkak të angazhimeve personale dhe të punës në Itali e jashtë Shqipërisë, por edhe kohës së shkurtër të njoftimit. I kemi thirrur 3 herë dhe e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar. Janë jo vetëm aksionerë në koncesionin e sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë edhe miliona lekë me konsulencë private. Kanë dhe kompani nënkontraktuese dhe marrin paratë e shqiptarëve nga të gjitha xhepat. Parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision”, tha Vokshi.

afera 100 mln e “sterilizimit”

Lini një Përgjigje