TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2024, 08:18

Afera 100 mln euro e 'Sterilizimit', biznesmeni Ilir Rrapaj mbërrin në Kuvend me pranga në duar për të dëshmuar

Shkruar nga Pamfleti
Afera 100 mln euro e 'Sterilizimit', biznesmeni Ilir Rrapaj
Ilir Rrapaj

Biznesmeni Ilir Rrapaj po dëshmon sot në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Ai është paraqitur me pranga në duar, i rrethuar nga policë, ndërsa mban dokumente me vete.

Rrapaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe 6 të tjerë.

Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në  pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Kujtojmë se ish-zëvendës/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj ka dëshmuar në komision më 20 shtator.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë 'SaniService', një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij 'Investital LLC' është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit.

Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Biznesmeni Rrapaj ndodhej me pushime në Dhërmi kur dhe i janë vënë prangat pasi kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK lidhur me procedurat e koncesionit për sterilizimin e përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi. Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

Si e fitoi biznesmeni Rrapaj tenderin e 100 mln euro për sterilizimin

Ilir Rrapaj ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013.

Para se socialistët të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetësimi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë.

Sipas të dhënave të rrjetit investigativ BIRN, Ilir Rrapaj ishte një njohje e vjetër e ministrit Beqaj. Ata ishin parë shpesh në praninë e njëri-tjetrit, para se qeveria Rama të vinte në pushtet në vitin 2013. Takime, që siç shikohet edhe në këto foto të publikuara në median e kohës, të cilat ishin intensifikuar edhe më shumë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë të drejtuar nga Edi Rama. Por takimet midis tyre u intensifikuan pas vitit 2013, ku Ilir Rrapaj shfaqet shpesh në takime me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Takime, ku të pranishëm ishin edhe biznesmenë italianë, të cilët ishin të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore./ Pamfleti

afera 100 mln euro

Lini një Përgjigje