TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2024, 13:45

A do ta doje rikthimin e Topallit në politikë? Taulant Balla batuta me aktoren Rudina Dembacaj

Shkruar nga Pamfleti

A do ta doje rikthimin e Topallit në politikë? Taulant Balla batuta me

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ishte i ftuari i radhës në emisionin Goca dhe Gra. Mes batutave dhe të qeshurave, ai iu përgjigj disa pyetjeve pikante nga moderatorët në studio.

Aktorja dhe modetarorja Rudina Dembacaj e ka pyetur nëse do ta donte rikthimin e Jozefina Topallit në politikë, ndërsa Balla i përgjigjet duke thënë se "më ka marrë malli me të pa ty në Portokalli jo Topallin".

Dembacaj: Nuk është hera e parë që ndodhesh mes zonjave, se je mes ministreve, ku ndihesh më mirë këtu apo atje.

Balla: Kur jam pranë teje më nxjerr mallin e një ish kolegeje.

Dembacaj: Të ka marrë malli ë? Do ta doje prap në politikë zonjën Topalli?

Balla: Më ka marrë malli me të pa ty në Portokalli jo Topallin.

Dembacaj: E kanë quajtur post të mallkuar ministrin e Brendshëm.

Balla: Unë mendoj që për një politikan që i jepet mundësia që t’i shërbejë vendit si ministër i Brendshëm është respekt i madh, përgjegjësi e madhe dhe besoj që publiku dhe ata që na ndjekin më japin të drejtë që paketa e sigurisë në shkolla ishte gjëja e duhur për t’i dhënë fund shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Dembacaj: Pse u zëvendësove?

Balla: Sepse duhet të merrem me diçka tjetër që për mua është një statisfaksion po aq i madh, më duhet që të komunikoj me vëllezërit dhe motrat tona në diasporë që në shumicë të madhe ndjekin Top Channel.

Lini një Përgjigje