TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2024, 13:07

Shqipëria çmimet më të larta në BE për produktet ushqimore, Tabaku zbulon tre arsyet

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria çmimet më të larta në BE për produktet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka treguar arsyet kryesore pse çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Tabakut, tre faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë problem të përditshëm për qytetarët janë: taksat e larta socialiste, monopolet në tregjet e shitjes dhe shpërndarjes, si dhe rënia e të ardhurave të qytetarëve.

“Shqiptarët po përballen me një barrë të rëndë nga taksat e larta që qeveria socialiste ka vendosur, duke përfshirë akcizën e lartë për karburantin dhe TVSH-në që rrit kostot e jetesës për çdo familje”, tha Tabaku.

Ajo theksoi se strukturat monopoliste në tregjet e shitjes dhe shpërndarjes së produkteve janë të kapura nga një grup i vogël kompanish, duke bërë të pamundur për bizneset e vogla të konkurrojnë dhe ulur opsionet për konsumatorët.

Deputetja e PD theksoi gjithashtu se të ardhurat e disponueshme të shqiptarëve janë në rënie të vazhdueshme.

“Kur të ardhurat bien dhe fuqia blerëse zvogëlohet, qytetarët blejnë më pak dhe kjo po dëmton ekonominë. Qeveria socialiste duhet të ndryshojë kurs dhe të mendojë për mirëqenien e popullit”, shprehet Tabaku.

“Ka tre arsye të thjeshta dhe të qarta se pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, kryesisht për produktet ushqimore. Arsyeja e parë është taksimi socialist, i cili vendos një taksë të lartë që përfshin akcizën për karburantin, TVSH-në dhe mbështetjen për produktet e shportës. Arsyeja e dytë lidhet me tregjet e kapura, të cilat kontrollohen nga një numër i vogël kompanish.

Ky fakt e bën të pamundur për operatorët e vegjël dhe bizneset e vogla që të hyjnë dhe të konkurrojnë në treg. Arsyeja e tretë janë të ardhurat e disponueshme, të cilat po bien gjithnjë e më shumë, duke zvogëluar fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Megjithëse shifrat zyrtare të inflacionit mund të jenë të ulëta, realiteti në xhepat e njerëzve është krejtësisht ndryshe. Ky është realiteti që duhet të ndryshojmë: shitjet e produkteve me çmime të larta për shkak të tregjeve të kapura, mungesën e konkurrencës dhe kapjen e tregut”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje