
Sali Berishën duket se nuk e mban vendi pas fitores së Trump. Plaku i PD ka 3 ditë që vetëm gëzon dhe në çdo dalje aty fokusohet. Edhe sot nga dritarja e banesës nuk e fshehu gëzimin, teksa ka filluar tani të flasë si Sekretar Shteti i SHBA. Sipas tij, 70 për qind e prokurorëve në SHBA kanë dorëzuar detyrën pas fitores së Trump, duke kërcënuar në këtë mënyrë prokurorët e SPAK.
“Të dashur miq, mediat qeveritare po fshehin, përpiqen të maskojnë përmasat epike, gjigante të fitores të presidentit Donald Trump dhe vlerave të konservatorizmit në vendin e madh të lirisë, në SHBA.
Institucionet, selia e partisë qendrore të krimit dhe drogës, ministrat dhe qeveritarët kishin përgatitur torta dhe shampanja, fishekzjarrë dhe party natën e të martës, të bindur se do përfitonte përfaqësuesja Kamala Harris, në fakt përfaqësuese e ekstremit të majtë.
Por, siç shkruante një mik i imi amerikan, e marta që kaloi shënoi mrekullinë amerikane.
E vërteta, shënoi mrekullinë jo vetëm amerikane, i shkruajta atij, por mrekullinë e botës së lirë.
Miqtë e mi, me këtë rast dua t’u jap një lajm tjetër, se 70 për qind të narkoprokurorëve të Xhorxh Sorosit me datën 5 nëntor, i thanë lamtumirë detyrës.
30 prej tyre u shkarkuan me votë ekzemplare nga qytetarët amerikanë, të tjerët janë shkarkuar për flagranca bashkëpunimi me krimin dhe SHBA shpëtuan nga dhjetëra Dumanër, Kraja, kriminelë, zuzarë të Xhorxh Sorosit që sponsorizonte kriminalitetin dhe krimin, drogën, grabitjet, plaçkitjet me akte të hapura armiqësore, publike ndaj popullit amerikan, rendit, rregullit dhe qetësisë së atij vendi.
Të gjitha këto tregojnë se e vërteta mund të vonojë, por ajo triumfon dhe vetëm triumfon”, tha ai nga dritarja.
Lini një Përgjigje