TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2024, 18:27

Rama, Vuçiç dhe Dodik: tre liderët në Ballkan që hapën shishet e shampanjës pas fitores së Trump!

Shkruar nga Pamfleti
Rama, Vuçiç dhe Dodik: tre liderët në Ballkan që
Kush u gëzua nga fitorja e Trump?

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) ka bërë një listë me liderët e Ballkanit që mezi po e prisnin ardhjen e Trump...

Në Shqipëri ka plasur një garë e madhe se kush e do më shumë Donald Trump. Sali Berisha është ai që del përditë dhe nuk e fsheh gëzimin, teksa të njëjtën gjë ka bërë dhe Meta duke reaguar i lumtur nga burg. Por në fakt, sipas edhe mediave të huaja, ndër më të lumturit është Edi Rama në Shqipëri.

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) ka bërë një listë me liderët e Ballkanit që mezi po e prisnin ardhjen e Trump, dhe në atë listë janë Rama, Vuçiç apo Dodik.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” disa politikanë në Ballkan janë gëzuar, por askush nuk e ka treguar kaq hapur këtë gëzim sa Millorad Dodiku. Sipas saj, politikani më i fuqishëm i popullsisë serbe të Bosnjë-Hercegovinës organizoi madje një festë për nder të ish-presidentit dhe presidentit të ardhshëm amerikan. Duke e tallur ambasadën amerikane në Sarajevë, e cila, sipas tij, nuk dëshironte të organizonte një festë, Dodiku tha se ai e mori vetë përsipër këtë detyrë.

Gëzimi i Dodikut është disi befasues, sepse ai është nën sanksione amerikane. (...) Megjithatë, nacionalistët serbë si Dodiku shpresojnë në një mjedis më miqësor me ardhjen e Trump”, shkruan gazeta.

Në artikull thuhet se mjedisi mund të bëhet më i favorshëm për politikanë si Dodiku nëse Trumpi i jep një rol të rëndësishëm të besuarit të tij, Richard Grenell.

Ish-ambasadorin e tij në Gjermani, Trumpi e emëroi në vitin 2019 gjithashtu si “të dërguar të posaçëm për negociatat e paqes midis Kosovës dhe Serbisë”. Duke pritur të arrinte një sukses të shpejtë të politikës së jashtme për shefin e tij para zgjedhjeve në SHBA, Grenell përdori një diplomaci goditëse për të arritur një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës. Fillimisht, ai përdori ndikimin amerikan në Kosovë për të rrëzuar nga posti kryeministrin kosovar Albin Kurti, i cili kishte treguar rezistencë. Pasardhësi i tij Avdullah Hoti, i mbështetur nga Ëashingtoni, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënshkruan më pas dy dokumente të ndara në Shtëpinë e Bardhë, të cilat Trumpi i prezantoi si një arritje historike, ndonëse ato ishin kryesisht pa substancë”, thekson artikulli.

Por sipas medias gjermane, Grenell ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Grenell nuk e ka fshehur faktin se lidhjet që kishte krijuar si përfaqësues i Trumpit, donte t’i shndërronte në përfitime biznesi përmes investimeve në rajon: “Askush nuk duhet të kërkojë falje për dëshirën për të fituar para”, tha Grenell në një intervistë në Shqipëri lidhur me planet e tij në rajon. Edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka interesa të prekshme biznesi në këtë rajon. Një fond investimi i administruar ose bashkë- administruar nga Kushner, me kapital miliarda dollarë nga Arabia Saudite, po ndjek projekte të mëdha të pasurive të paluajtshme në Beograd dhe në bregdetin shqiptar të Mesdheut.

Në qendër të kryeqytetit serb, pritet që selia e vjetër e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, e cila ishte rrënuar më 1999 gjatë luftës së NATO-s, të zëvendësohet nga një kompleks i pasurive të paluajtshme. Planifikohet të ndërtohet një hotel luksoz, 1500 apartamente dhe një muze, i cili do të përkujtojë “agresionin e NATO-s kundër Serbisë”, pra do të përmbyste faktet historike dhe do të paraqiste Beogradin si viktimë. Në Shqipëri priten të ndërtohen komplekse të mëdha turistike”, thekson artikulli.

Sipas gazetës gjermane, nëse këto investime do të realizohen, mbetet për t’u parë, por përfitimet politike që Vuçiç dhe Rama do të kishin nga lidhjet biznesore me të afërmit dhe miqtë e Trumpit janë të qarta.

Por gazeta përmend dhe një hetim të Komisionit të Financave të Senatit Amerikan, i cili ka zbuluar se zyrtarë të Shqipërisë dhe Serbisë i ishin afruar vetë fondit të lidhur me Kushnerin, “Affinity Partners”, me propozime investimi. Kryetari i komisionit, senatori Ron Ëyden, ka paralajmëruar se ekziston rreziku që Serbia dhe Shqipëria të fitojnë kontroll të rëndësishëm mbi investimet e familjes së presidentit të ardhshëm amerikan. /Pamfleti

Lini një Përgjigje