TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2024, 18:50

Rasti Çyrbja, Basha akuza Ramës për lidhje me krimin: Pushteti që i shërben bandave nuk i duhet as dreqit!

Shkruar nga Pamfleti

Rasti Çyrbja, Basha akuza Ramës për lidhje me krimin: Pushteti

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin.

Duke paraqitur faktet e reja të zbuluara nga dosja e SPAK për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja dhe lidhjet e tij me krimin, Basha ka postuar në rrjetin social “Facebook” një një video të kryeministrit Edi Rama në të cilën vite më parë mohonte lidhjet me krimin.

Basha shton më tej në postimin e tij se mandati personal i Edi Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar.

"Ndarja e politikës me krimin ka qenë dhe mbetet një nga prioritet kryesore për Shqipërinë. Kemi denoncuar me forcë dhe me fakte lidhet e Edi Ramës me krimin e organizuar, tashmë të faktuar nga dosje të njëpasnjëshme që tregojnë se bandat i dhanë pushtetin Edi Ramës, ndërsa Edi Rama vendosi pushtetin në shërbim të bandave. Arrestimi i Jurgis Çyrbes dëshmoi, brenda dhe jashtë vendit, se edhe mandati personal i Edi Ramës në Durrës ishte produkt i krimit të organizuar. Kjo aleancë e qelbur mes krimit dhe politikës ka shënuar degradimin e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, duke e bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. Jo vetëm sepse qytetarëve u kanoset jeta, por sepse të rinjtë nuk kanë mundësi të ndërtojnë një familje në një vend ku paratë që pastrohen në ndërtim i'u pamundësojnë blerjen e një shtëpie me çmime të përballueshme. Një pushtet që i shërben bandave në vend që t’iu shërbej qytetarëve, nuk i duhet as dreqit", shkruan ai.

Lini një Përgjigje