TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2024, 13:04

"Si njohët Ramën dhe Beqajn"/ Biznesmeni Rrapaj jep llogari për aferën 100 mln euro të "Sterilizimit"

Shkruar nga Pamfleti
"Si njohët Ramën dhe Beqajn"/ Biznesmeni Rrapaj jep
Biznesmeni Ilir Rrapaj në hetimorin e Shëndetësisë

Në dëshminë e tij përpara komisionit të Sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj iu përgjigj edhe pyetjes nëse e njihte më parë Edi Ramën.

Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ka dëshmuar në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it, është pyetur lidhur me njohjen me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv ministrin Klodian Rrjepaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Rrapaj ka mohuar njohjen me ish-ministrin Beqajn, duke thënë se e njihte vetëm si figurë publike dhe e ka takuar për herë të parë në një aktivitet të mbajtur nga qeveria shqiptare në Pallatin e Kongreseve

Pjesë nga dëshmia:

Pyetje: A e njihni Ilir Beqajn?

Rrapaj: E kam njohur se kush ishte si personazh publik!

Pyetje: Nuk kishit miqësi?

Rrapaj: Jo, as më parë, as gjatë, as më vonë.

Pyetje: E njihni vetëm nga larg?

Rrapaj: Patjetër!

Pyetje: Kur e keni takuar për herë të parë?

Rrapaj: Po në të njëjtin aktivitet të thirrur nga qeveria shqiptare, një përshëndetje. Aty kam pasur rastin që fillimisht t’i njoh se kush janë.

Pyetje: Nuk keni biseduar?

Rrapaj: Ishin mbi 400 pjesëmarrës dhe secilit i është ofruar një përshëndetje mirëseardhjeje në tavolinë, asgjë më shumë.

Pyetje: Kur ai ka pësuar aksident në Itali, nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar të kurohet?

Rrapaj: Jo zonjë, më vjen keq që s’kam qenë.

Pyetje: Beqaj e ka pranuar vetë dhe ka vajtur në një prej spitaleve në Bari.

Rrapaj: Është 850 km larg nga ku rri unë, as e njoh dhe se kam njohur ndonjëherë. Uroj të mos njoh njerëz nëpërmjet spitaleve.

Pyetje: A keni dijeni për një shtëpi, vilë që ka blërë Ilir Beqaj në Itali, pas fillimit të koncensionit të Stelizzimit?

Rrapaj: Jo!

Albana Vokshi: A e njihni Klodian Rrjepaj

Ilir Rrapaj: Do e ndaj në dy faza. Deri në gusht 2024, para 1 viti kisha dijeni se çfarë ishte dhe kush ishte.

Në momentin e arrestimit, kisha dijeni se kush ishte.

Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencës, tani mund të them edhe që e njoh.

Albana Vokshi: Nuk e njihnit më para Klodian Rrjepajn? Ishit miq?

Ilir Rrapaj: Fjala mik ka përkufizim të veçantë. Të jesh mik është diçka e rrallë.

Kam fatkeqësisht bindjen se ky është termi më i abuzuar. S’kam patur asnjë lloj miqësie e njohje, përkundrazi. Etiketohem si me njohje të thellë me këtë person, udhëtimi im është totalisht i ndryshëm dhe i largërt, i distancuar nga udhëtimi i zotërisë në fjalë

Albana Vokshi: Nuk e njihni nga afër?

Ilir Rrapaj: Jo

Albana Vokshi: Pavarësisht se kanë qenë në të njëjtën shkollë, të njëjtin qytet dhe të njëjtin brez nuk njihen me njëri-tjetrin

Ilir Rrapaj: Konfirmoj që nuk e njoh, nuk e kam njohur në atë periudhë. Vinim nga shkolla të ndryshe, nga i njëjti qytet por nuk do të thotë që njiheshim, nga vite të ndryshme, në mos gaboj zotëria është një vit më i madh në moshë, si edhe ishim në fakultete të ndryshme dhe e kam takuar pas 20 vitesh

Albana Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?

Ilir Rrapaj: Zyrtarisht në një aktivitet të organizuar nga qeveria. Nga afër dhe që kemi shkëmbyer kredencialet në një aktivitet publik të organizuar nga qeveria shqiptare tek Pallati i Kongresve

Albana Vokshi: Në cilin vit?

Ilir Rrapaj: 2013-2014 menjëherë pas zgjedhjeve, ka qenë momenti kur e kam takuar përmes personave.

Albana Vokshi: Për çfarë keni folur?

Ilir Rrapaj: Kam folur duke filluar me komplimente që i kam bërë zotërisë për karrierën, të pamenduar ndonjëherë sipas këndvështrimit tim, kaq gjë. I kam thënë ‘komplimente për karrierën’

Albana Vokshi: Keni folur për koncesionin?

Ilir Rrapaj: Abolutisht jo

Ilir Rrapaj:  Si u vendosët në dijeni për koncesionin

Ilir Rrapaj: Nëpërmjet një prej ortakëve që në bashkëpunim me ortakët e tjerë po tentonin të merrnin pjesë në garë

Ilir Rrapaj:  E-mail ‘fra”, nuk e kishit këtë koefidencë? E-mailet erdhën pas këtij takimi të rastësishëm

Ilir Rrapaj: Jam me origjinë nga Vlora. Vlla merr tonalitete nga kërcënimi më i rëndë, deri tek një likujdim rutinë i një teksti ku vijon biseda.

Në dëshminë e tij përpara komisionit të Sterilizimit, biznesmeni Ilir Rrapaj iu përgjigj edhe pyetjes nëse e njihte më parë Edi Ramën. Rrapaj tregoi se e njohu në një aktivitet qeveritar të vitit 2013 ku njohu në të njëjtin takim edhe ish ministrin Ilir Beqaj dhe ish zv.ministrin Klodjan Rjepaj. 

Vokshi: A e njihnit Edi Ramën?

Rrapaj: E njoh si shumica e shqiptarëve nëpërmjet aktivitetit politik.

Vokshi: Po si e keni njohur?

Rrapaj: Në të njëjtin aktivitet, e kryesonte Kryeministri. Ky është momenti i parë.

Vokshi: Nuk keni patur njohje tjetër? Pas kësaj keni patur takim?

Rrapaj: Në një apo dy raste të tjera pjesë e delegacionit të Umbrias.

Vokshi: Po Ilir Beqaj e takuat më vonë?

Rrapaj: Vetëm në ambiente zyrtare. Nuk kam biseduar me kryeministrin, thjesht kam qenë i pranishëm me delegacionin.

Lini një Përgjigje