
Sa herë vjen fushata, Kryeministri kujtohet për qytetarët. Babloku na ka premtuar pasaportën e BE, por jo të gjithë i hanë këto dëngla dhe në rrjetet sociale të kryeministrit ka shumë akuza. Një qytetar nuk ka ngurruar t’i shkruajë duke e zënë ngushtë.
“Si futet Shqipëria me depozita uji në tarracë, e pa drita. Je i madh Ramso. Edhe Nastradini do të kishte zili”, shkruan ai.
Rama i është përgjigjur: “Ty Elton jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar kur bën këtë lloj komenti, por sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja. BE-ja do të na fusë në gjirin e saj, këtë e ke dëgjuar? Apo edhe kjo të bën për të qeshur? Të falënderoj për ‘gjigandin’, sepse durimin e kam të madh, aq sa merrem edhe me komente si të tuat”.
Një tjetër komentues u shpreh se pas 12 vitesh pushtet, premtimet e Ramës nuk ndryshojnë. Kryeministri u kundërpërgjigj me një krahasim simbolik:
“Jo, Vladimir, nuk kam 12 vjet që premtoj, por 11 vjet e 6 muaj që bëj atë që them. Po të isha si bufi, edhe Shqipëria do ishte si e bufit. Sot? Vetëm kush nuk do të shohë, nuk sheh”.
Lini një Përgjigje